Vetingu/Tryezë konsultimi në Ministrinë e Brendshme në lidhje me propozimet e reja ligjore - Ministria e Brendshme
Postuar më: 18/05/2022

Vetingu/Tryezë konsultimi në Ministrinë e Brendshme në lidhje me propozimet e reja ligjore

Ministria e Brendshme do të organizojë një tryezë konsultimi publik në datë 31.05.2022, (ditë e martë) ora 10:00, në lidhje me ndryshimet dhe efektet që do të sjellë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, i ndryshuar”.

Takimi konsultativ do të zhvillohet në ambjentet e MB dhe në të janë ftuar dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet subjekte të ligjit, përkatësisht Policia e Shtetit, Garda e Republikës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, që kanë interes mbi këto ndryshime.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e grupit të punës që ka hartuar projektaktin.

Tryeza e konsultimit do të drejtohet nga një zyrtar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili do të relatojë mbi projektligjin.

Ftohen të gjithë të interesuarit të njoftojnë mbi pjesëmarrjen në këtë takim në adresën email:  Ministria.Brendshme@mb.gov.al