Në 14 Maj 2023 mbahen zgjedhjet për Njësitë e Qeverisjes Vendore – SPOT VIDEO
Çdo shtetas që deri në 14 maj mbush moshën 18 vjeç, ka të drejtën kushtetuese të votës.
Pranë çdo Njësie të Qeverisjes Vendore apo KZAZ-je janë shpallur listat zgjedhore. Aty mund të verifikoni emrin tuaj në listë dhe Qendrën e Votimit.
Emrin në listë mund ta verifikoni edhe duke kontrolluar on-line në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo KQZ: www.mb.gov.al – www.kqz.gov.al apo platformës e-Albania
Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në adresën e-malit: gjendja.civile@mb.gov.al
Publikohet lista përfundimtare e zgjedhësve për zgjedhjet vendore, të 14 majit 2023. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në Ministrinë e Brendshme, të drejtën e votës e kanë 3,650,550 shtetas shqiptarë.
Proces i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të Komisionit Qendror të Zgjedhësve. Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, nënvizojmë se ky proces ka kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit.
Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative.
Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.
Ftojmë çdo qytetar që posedon një dokument biometrik, letërnjoftim apo pasaportë, të cilës i ka skaduar afati i vlefshmërisë, t’u drejtohet zyrave të aplikimit, për t’u pajisur me këto dokumente me qëllim që në datën 14 maj, të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre.