Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave (ZKKA) në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Zhvillimit të Politikave të Migrimit (ICMPD) në datat 21-23 nëntor organizuan trajnimin treditor me teme “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar – Faza 2 (THB/IFS/2)” .
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata për Krime të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit. Ky trajnim pati qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe efektivitetit të hetimit, vlerësimit të riskut, gjykimit, ndjekjes penale, etj. të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Me anë të këtij trajnimi u synua që, specialistët pjesëmarrës në këtë kurs, do të mund të shërbejnë në të ardhmen edhe si trajnues të kolegëve të tyre përkatës.
Temat kryesore që u trajtuan në trajnim janë: