Tiranë  - Operacioni "Shtegtimi", arrestohen 4 shtetas, merrnin 600 euro për të mundësuar udhëtim në Gjermani - Ministria e Brendshme
Postuar më: 27/01/2021

Tiranë  – Operacioni “Shtegtimi”, arrestohen 4 shtetas, merrnin 600 euro për të mundësuar udhëtim në Gjermani

Tiranë  – Operacioni “Shtegtimi”, arrestohen 4 shtetas

  • Operacioni i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
  • Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegtimi”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E.V., 34 vjeç, G.K., 44 vjeçe, K.Ç., 32 vjeçe dhe P.C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë COVID-19, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit COVID-19 dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.