Tiranë/Goditen 3 grupe që shpërndanin lëndë narkotike, 9 në pranga - Ministria e Brendshme
Postuar më: 31/01/2018

Tiranë/Goditen 3 grupe që shpërndanin lëndë narkotike, 9 në pranga

– 3 operacione të koduara antidrogë të zhvilluara brenda pak orëve nga Policia e Tiranës

– goditen 3 grupe që shpërndanin lëndë narkotike Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sativa, arrestohen 9 persona

Në operacionin “Linza” u arrestuan në flagrancë në rrugën e “Liqenit të Linzës” shtetasit:

– R.I., 43 vjeç;

– E.M., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri- tjetrin ata merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit Cannabis Sativa në sasi të konsiderueshme në zonën e Dajtit dhe të Linzës. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë të dy personat kanë tentuar të hedhin lëndën narkotike në Liqenin e Linzës. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 kg lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, automjetin që transportonte lëndën narkotike si dhe 3 telefona celulare

 

Në operacionin e koduar “Profesori” u arrestuan në flagrancë në afërsi të “Brrylit” shtetasit:

– G.G., 46 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për “Prodhim e shitje të narkotikëve”;

– K.K., 27 vjeç, banues në Tiranë;

– V.G, 68 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi G.G. me pseudonimin “Profesori” në bashkëpunim me shtetasin K.K. me pseudonimin “Kiçi” dyshohet se në zonën e Brrylit, Ali Demi, Shkozë merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit “Heroinë dhe Kokainë. Në momentin e ndërhyrjes, shtetasit G.G. policia i ka gjetur një sasi pluhuri të bardhë të dyshuar lënde narkotike të llojit Kokainë. Në këto kushte është ushtruar kontroll në të dyja banesat e shtetasëve të mësipërm. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G.G. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 165 gramë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Në kohën që po hynte policia kontroll në këtë banesë, shtetasja V. G. (e ëma) është kapur me dy qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë, të cilat po tentonte t’i hidhte jashtë banesës. Po gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë e ndarë në 27 doza. Ndërsa nga kontrolli i banesës së ushtruar shtetasit K.K. është gjetur një qese e tejdukshme brenda të cilës kishte 3 porcione, doza me pluhur të bardhë e dushuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë.

 

Në operacionin e koduar “Shpërndarësit“, Seksioni per Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policisë Tiranë në bashkëpunim me sherbimet e policisë Repartit “Shqiponja” arrestoi në flagrance për vepren penale të ‘’Prodhim dhe shitje te narkotikeve ne bashkepunim’’ shtetasit:

– F.Th., 35 vjeç, banues ne Tirane;

– A.Z., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale te ‘’Drejtim te mjetit ne menyre te parregullt’’;

– H.C. 30 vjeç, banues ne Tirane;

– E.M., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i dënuar më parë për ‘’Kundershtim te punonjesit te rendit publik’’,

Këta shtetas në bashkepunim me njeri-tjetrin janë kapur në flagrancë në Bulevardin “Zogu i Pare”, gjate kontrollit te ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin F.Th. është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike e llojit Kokainë e ndarë në doza gati për shitje. Jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, lënda narkotike dhe 5 aparate celulare.