NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në mbështetje të ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, të Rregullores së Brendshme, të miratuar me Urdhrin nr. 59, datë 1.04.2022, të Kryeminstrit për Miratimin e Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe Funksionimin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 737, datë 13.12.2017 “Për ngritjen e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH)”, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), shpall 1 pozicion të lirë pune, si vijon:
Përgjegjës sektori, në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë, në Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Përshkrimi përgjithësues për pozicionin “Përgjegjës sektori” në Sektorin e Koordinimit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë, në Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Kategoria III-a është:
Sektori i Koordinimit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë ka për qëllim të tij krijimin e kushteve të favorshme që sistemi i përkrahjes dhe përkujdesjes sociale të mbërrijë dhe të përfshijë në programet përkatëse individë dhe grupe të margjinalizuar me risk për radikalizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm.
Ky sektor ndërmerr, krijon dhe ndjek zbatimin e projekteve konkrete të lidhura me policimin në komunitet, me qëllim përfshirjen e strukturës shtetërore të policimit në komunitet, në jetën e përditshme të vetë komunitetit.
Përgjegjësi i Sektorit të Koordinimit për Çështjet e Shoqërisë Civile dhe Sigurisë kryen këto detyra funksionale:
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion, janë:
Kritere të posaçme:
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
Kandidati do të intervistohet në lidhje me:
Njohuri të përgjithshme për Kodin e Punës për të drejtat e detyrimet e punëdhënësit e punëmarrësit;
Ligj nr. 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim
Strategjia Kombëtare e Sigurisë
Strategjia Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë aplikantët për këtë pozicion, është:
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacionit të cituar më sipër, duhet të kryhet brenda datës 01.06.2022, në adresën e e-mailit zyrtar të QKEDH-së, info@cve.gov.al.
Në datën 10.06.2022, Komisioni i Rekrutimit do të shpallë në faqen e internetit të QKEDH-së dhe në vendet e dukshme të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit, të cilët kalojnë automatikisht në fazën tjetër, si dhe informacionin përkatës për datën, vendin dhe orën e zhvillimit të intervistës me gojë e cila do të zhvillohet nga Komisioni i Rekrutimit në ambientet e brëndshme të QKEDH-së.
Gjatë zhvillimit të intervistës Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
(Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin/eksperiencën/arritjet profesionale/pastërtinë e figurës dhe 50 pikë për intervistën me gojë).
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Rekrutimit, QKEDH-ja do të kryejë njoftim individual nëpërmjet shërbimit e-mail, për çdo kandidat që është intervistuar me gojë për rezultatin e arrirë gjatë intervistës, si dhe do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në vendet e dukshme të institucionit brenda një afati 7 ditëve punë nga përfundimi i intervistës.
Ankimi për rezultatet finale bëhet brenda 3 ditëve punë nga përfundimi i intervistës dhe shqyrtimi i ankesave bëhet brenda 2 ditëve punë nga kryerja e ankimit.