Shpallen 5 vende të lira, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të MZSH - Ministria e Brendshme
Postuar më: 22/10/2021

Shpallen 5 vende të lira, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të MZSH

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 11, pikës 5 të nenit 16 dhe shkronjës b) të pikës 2 të nenit 15 të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të ligjit nr. 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, si dhe përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 895, datë 21.12.2016 “Për kriteret e ecurisë dhe fitimit të gradave, njësimin e funksioneve korresponduese për çdo gradë, paraqitjen, formën dhe specifikimet teknike të gradave të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, shpallen 5 pozicione të lira për funksionet:

Ø  Drejtor i Inspektimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të MZSH, 1 pozicion;

Ø  Drejtor i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të MZSH, 1 pozicion;

Ø  Specialist në Drejtorinë e Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të MZSH me profil trajnues, 1 pozicion;

Ø  Specialist në Drejtorinë e Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të MZSH me profil administrativ, 1 pozicion;

Ø  Specialist në Drejtorinë e Inspektimit, 1 pozicion.

Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve janë:

a) Për pozicionin Drejtor i Inspektimit, 1:

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të ketë përfunduar arsimin e lartë policor, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor”;

–  Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;

– Të jetë punonjës aktiv në strukturat e shërbimit MZSH;

– Të ketë të paktën gradën “Komisar Zjarrfikës” –  “Drejtues zjarrfikës”;

– Të ketë kryer trajnime brenda ose jashtë vendit për shërbimin zjarrfikës/emergjencat civile;

– Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.

b)  Për pozicionin Drejtor i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike, 1:

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të ketë përfunduar arsimin e lartë policor, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor”;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;

– Të jetë punonjës aktiv në strukturat e shërbimit MZSH;

– Të ketë të paktën gradën “Komisar Zjarrfikës” –  “Drejtues Zjarrfikës”;

– Të ketë kryer trajnime brenda ose jashtë vendit për shërbimin zjarrfikës/emergjencat civile;

– Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.

c) Për pozicionin Specialist Trajnimi, 1, në Drejtorinë e Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike:

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të ketë përfunduar arsimin e lartë policor, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor”;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;

– Të jetë punonjës aktiv në sektorët e MZSH, preferohet në sektorët operues;

– Të ketë të paktën gradën  “Kryeinspektor zjarrfikës” – “Komisar zjarrfikës”;

– Të ketë kryer trajnime brenda ose jashtë vendit për shërbimin zjarrfikës/emergjencat civile;

– Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.

d) Për pozicionin Specialist Administrativ, 1, në Drejtorinë e Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike:

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të ketë përfunduar arsimin e lartë policor, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor”;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;

– Të jetë punonjës aktiv në sektorët e MZSH, preferohet në sektorët operues;

– Të ketë të paktën gradën  “Kryeinspektor zjarrfikës” – “Komisar zjarrfikës”;

– Të ketë eksperienca në menaxhimin, administrimin e aseteve, burimeve njerëzore dhe shërbimeve gjatë veprimtarisë së shërbimit të MZSH-së;

– Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike.

e) Për pozicion Specialist Inspektimi, 1, në Drejtorinë e Inspektimit:

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të ketë përfunduar arsimin e lartë policor, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor”;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;

– Të jetë punonjës aktiv në sektorët e MZSH, preferohet në strukturat e inspektimit të shërbimit zjarrfikës;

– Të ketë të paktën gradën “Kryeinspektor zjarrfikës” – “Komisar zjarrfikës”;

– Të ketë kryer trajnime brenda ose jashtë vendit për shërbimin zjarrfikës/emergjencat civile.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit nga ana e Komisionit të Vlerësimit është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin/eksperiencën, si dhe 50 pikë për intervistën.

Aplikimet nga personat e interesuar të bëhen në adresën elektronike Ministria.Brendshme@mb.gov.al dhe duhet të përmbajnë kërkesën me shkrim për pozicionin e synuar, letër motivimi, librezën e punës të skanuar, vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore dhe shëndetësore, vlerësime në punë, si dhe certifikata të kualifikimeve/trajnimeve, angazhimeve të mëparshme në interes të funksionit. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i fundit i mbylljes së aplikimeve dhe dorëzimit të dokumentacionit është data 15 Tetor 2021.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

NJOFTIM PËR KANDIDATËT QË VIJOJNË KONKURIMIN PËR POZICIONET DREJTOR

Komisioni i ngritur me Urdhrin e Ministrit, “Për ngritjen e komisionit përzgjedhës dhe përcaktimin e kritereve të vendit të punës për 5 punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së”, të ndryshuar, pas shqyrtimit të dokumentacionit të aplikuesve, ka vendosur kualifikimin për të vijuar fazën e intervistës, për vendet drejtues në Shërbimin Zjarrfikës:

  • Fit Tola
  • Arben Cara
  • Pavli Bello
  • Holta Komino

Intervista do të zhvillohet në datë 28.10.2021 në orën 10:00, në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

NJOFTIM PËR KANDIDATËT QË VIJOJNË KONKURIMIN PËR POZICIONET SPECIALIST

Komisioni i ngritur me Urdhrin e Ministrit, “Për ngritjen e komisionit përzgjedhës dhe përcaktimin e kritereve të vendit të punës për 5 punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së”, të ndryshuar, pas shqyrtimit të dokumentacionit të aplikuesve, ka vendosur kualifikimin për të vijuar fazën e intervistës, për vendet specialist në Shërbimin Zjarrfikës:

  • Agustin Pepkolaj
  • Gjokë Gjoka
  • Endri Kraishta

Intervista do të zhvillohet në datë 26.10.2021 në orën 10:00, në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

KANDIDATI FITUES PËR POZICIONIN SPECIALIST NË DREJTORINË E INSPEKTIMIT DHE KOORDINIMIT TË STACIONEVE TË MZSH-SË NË DPMZSH:

 

– Endri Kraishta.

Kandidatët fitues për 2 pozicionet Specialist në Drejtorinë e Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike të MZSH-së në DPMZSH  janë:

– Gjokë Gjoka;
– Agustin Pepkolaj.

Kandidati fitues për pozicionin Drejtor i Inspektimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të MZSH-së:

– Holta Komino

Kandidati fitues për pozicionin Drejtor i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të MZSH-së:

– Arben Cara.