Projekt-buxheti 2022/Ministri Çuçi: Rritje page për policët me detyrë jashtë vendbanimit. Investime në infrastrukturën dixhitale - Ministria e Brendshme
Postuar më: 22/10/2021

Projekt-buxheti 2022/Ministri Çuçi: Rritje page për policët me detyrë jashtë vendbanimit. Investime në infrastrukturën dixhitale

VIDEO – Fjala e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë:

Projektbuxheti që sapo miratuam sjell dy lajme të mira për Policinë e Shtetit:

I pari, ka të bëjë me rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit, vitin që do vijë, në formën e bonusit dhe do ta çojë deri në 150 % pagën e punonjësve me detyrë jashtë vendbanimit;

Lajmi i dytë, është rritja e konsiderueshme e investimeve që do të bëjmë në Policinë e Shtetit në infrastrukturën dixhitale dhe në teknologji. Kjo do të rritë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë. Vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë e programit të qeverisë që sapo miratuam në Kuvend, ku një nga prioritetet ishte zhvillimi i teknologjisë dhe investimet në infrastrukturën dixhitale të Policisë. Faleminderit.