Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi MB Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të MB Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga Ministria e Brendshme Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të MB Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga MB Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Ministria e Brendshme

  • Struktura organizative/Organigrama
  • Ministria e Brendshme funksionon sipas strukturës së miratuar me urdhër të Kryeministrit Nr.16, datë 13.01.2021, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë së Brendshme”. Struktura organizative dhe pagat e nëpunësve pasqyrohet në organigramën bashkëlidhur urdhrit të cituar.
  • Organigrama dhe struktura e pagave të Ministrisë së Brendshme
  • Funksionet dhe detyrat e Ministrise se Brendshme
  • Funksionet dhe detyrat e Ministrisë së Brendshme janë në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim dhe me programin e Këshillit të Ministrave. Ajo e ushtron veprimtarinë e saj në fusha të përgjegjësisë shtetërore të miratuar me VKM nr. 604, datë 20.10.2021 “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË BRENDSHME”. Gjithashtu funksionet e MB përcaktohen në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit, të miratuar me Urdhër Nr.384, date 30.04.2019 sipas legjislacionit ne fuqi.
  • VKM Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të MB
  • Rregullore e brendshme për funksionimin dhe organizimin e MB
  • CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
  • Përshkrimi i procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë dhe procedura për të marrë vendime
  • Procedurat që ndjekin funksionarët e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në mbështetje të ligjit Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, nëpunësi më i lartë civil në ministri është Sekretari i Përgjithshëm, i cili raporton dhe jep llogari drejtpërdrejt te ministri. Funksionarë të lartë në ministri janë dhe anëtarët e trupit të lartë drejtues (TND), që në rastin e Ministrisë së Brendshme janë Drejtorët e Drejtorive të Përgjithshme. Drejtorët e Përgjithshëm janë përgjegjës për përcaktimin e objektivave të drejtorive përbërëse, përcaktimin e detyrave të drejtorive përbërëse, për monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe për sigurimin e koordinimit ndërmjet tyre dhe me njësi të tjera të ministrisë. Kompetencat dhe detyrat e funksionarëve të lartë ushtrohen në përputhje me Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe çdo legjislacion në fuqi për aq sa është i zbatueshëm. Lidhur me procedurat e zgjedhjes së tyre zbatohen dispozitat ligjore të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij.
  • Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e MB ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave )
  • Çdo person gëzon të drejtën e njohjes së një informacioni publik apo të një ankese drejtuar autoriteteve publike, ne përputhje me parashikimet e legjislacionit te zbatueshëm. Në Ministrinë e Brendshme për dërgimin e një kërkese ose ankese duhet të përdoret adresa postare, si më poshtë:
  • Ministria e Brendshme
  • Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nd 1. 1001, Tiranë
  • Orari: E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
  • E premte 08:00 – 14:00
  • (w) https://www.mb.gov.al
  • Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit".
  • Aktet Ligjore të MB
  • Legjislacion ndërkombëtar
  • Legjislacion kombëtar
  • Akte nënligjore
  • Rregullore
  • Kodi i sjelljes
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
  • Strategji
  • Raport vjetor
  • Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e MB dhe që prek publikun

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

  • Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
  • Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
  • Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
  • Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme

Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga MB
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
  • Procedura e ankimimit

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

  • Programi i Transparencës për Ministrinë e Brendshme