Port, Durrës/Operacion kundër drogave të forta, kapet 11 kg heroinë - Ministria e Brendshme
Postuar më: 11/02/2018

Port, Durrës/Operacion kundër drogave të forta, kapet 11 kg heroinë

Kapet nje sasi rekord rreth 11 kilograme lende narkotike e dyshuar heroine

Arrestohet ne flagrance 1 person

Sherbimet e Policise Kufitare te Portit Durres, ne vijim te kontrolleve intensive per parandalimin dhe goditjen e trafikut te lendeve narkotike, bazuar ne informacionet e marra ne rruge operative ne bashkepunim me Agjencite e tjera ligjzbatuese, gjate kontrollit ne vijen e dyte rezultoi se ne kabinen e kamionit MAN me targe AA 943 OO, nen krevatin e shoferit, ne nje vend te fshehte pas kontrollit te imtesishem me qen antidroge dhe fibroskop, u gjeten disa pako me lende te dyshuar heroine.

Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues ne Durres, i cili u ndalua.

Ne vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe specialistet e Sektorit te Hetimit te Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Durres.

Nga kontrolli i imtesishem u gjeten 10 pako te medha dhe nje pako e vogel. Brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar heroine, 11 kg 395 gram dhe eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale.

Kamioni ishte me ngarkese me qese plasmasi me destinacion Firenzze, Itali.

Grupi hetimor po vijon punen per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere te perfshire ne kete trafik.

Njekohesisht eshte shkembyer informacion me homologet Italiane per te zhvilluar hetime te perbashketa ne lidhje me kete rast.