Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4.5 kg heroinë, arreston trafikantin e dyshuar - Ministria e Brendshme
Postuar më: 18/01/2018

Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4.5 kg heroinë, arreston trafikantin e dyshuar

Shkodër – Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4.5 kg heroinë, arreston trafikantin e dyshuar

Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotike kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse, drejt Malit të Zi.

Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targe AA 320 LY, me drejtues shtetasin Petraq Greku u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.

Ajo rezultoi 4.5 kg heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga policia shqiptare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin P.G., 57 vjeç, banues në Tiranë. Ai udhëtonte drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.