Njoftim për vend të lirë pune në Sektorin e Arkiv Protokollit të Ministrisë së Brendshme - Ministria e Brendshme
Postuar më: 22/10/2021

Njoftim për vend të lirë pune në Sektorin e Arkiv Protokollit të Ministrisë së Brendshme

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, të nenit 19, pika 1, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të Rregullores së Brendshme, të miratuar me Urdhrin nr. 384, datë 30.04.2019, të Ministrit të Brendshëm “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Brendshme”, si dhe të Urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 558, datë 01.02.2021 “Për miratimin e manualit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave për shpalljen e pozicioneve me kod pune në Aparatin e Ministrisë së Brendshme”, Ministria e Brendshme shpall 1 (një) vend vakant:

 

  • Arkivist/Protokollist në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë e Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin: “Arkivist/Protokollist në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë e Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse”.

 

  • Regjistron korrespondencën dhe çdo dokumentacion tjetër zyrtar të institucionit.
  • Përgatit mjete informacioni për një përdorim efikas të dokumenteve.
  • Kërkon, nxjerr dhe vë në dispozicion dokumentet sipas kërkesave të ndryshme të depozituara pranë Sektorit.
  • Bën qarkullimin e korrespodencës të dokumentacionit brenda institucionit, sipas delegimeve nga eprorët.
  • Çel dosjet sipas pasqyrës emërtuese në fillim të vitit dhe mbyllja e tyre në fund të vitit kalendarik.
  • Përpunon nga pikëpamja tekniko-shkencore dokumentacionin arkivor, sipas listës së dokumentacionit me afatet e ruajtjes.

 

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:

 

Kritere të përgjithshme:

  • Të ketë integritet të lartë profesional e moral.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
  • Të mos jetë përjashtuar/shkarkuar nga administrata publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punuarit në grup.
  • Të ketë njohuri të programeve bazë të kompjuterit.

 

Kritere të posaçme:  Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Të ketë një diploma të nivelit “Bachelor”, në shkenca shoqërore.

Përvoja: Nuk kërkohet përvojë. Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil/profesion, përbën avantazh.


Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

 

Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:

  • Njohuri të përgjithshme për Kodin e Punës për të drejtat e detyrimet e Punëdhënësit e Punëmarrësit.
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim.
  2. Jetëshkrim.
  3. Fotokopje të diplomës.
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka).
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mësipër, duhet të bëhet brenda datës 01.11.2021, në Ministrinë e Brendshme, Adresa: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001 Tiranë.

Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet brenda datës 17.11.2021, në Ministrinë e Brendshme.