Njoftim për shërbim konsulence - Ministria e Brendshme
Postuar më: 03/03/2022

Njoftim për shërbim konsulence

Njoftim

Në mbështetje të vendimit nr. 938, datë 04.11.2020 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për të ndërmarrë dhe zhvilluar procedurat për dhënien me koncesion/partneritet publik privat të shërbimit për prodhimin e shpërndarjen e dokumenteve biometrike të identifikimit”, Ministria e Brendshme po planifikon procedurën e prokurimit me objekt: “Shërbim konsulence për ekspertizë të specializuar për studimin e fizibilitetit për kontratën koncesionare “Për prodhimin e shpërndarjen e dokumenteve biometrike të identifikimit””.

Në kuadër të kësaj procedure, dhe në zbatim të nenit 35 ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të nenit 13 dhe 76 të vendimit nr. 285, datë 19.05.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, Ministria e Brendshme po zhvillon një studim paraprak të tregut, për të përcaktuar fondin limit të nevojshëm për shërbimin e konsulencën i cili do të konsistojë në:

  • Konsulencë për hartimin e plotë të studimit të fizibilitetit për kontratën koncesionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të identifikimit”[1] (në një afat sa më shpejtë – produkti të dorëzohet brenda 30 ditëve pune);
  • Konsulencë për hartimin e Dokumetave Standarte të Tenderit;
  • Konsulencë në hartimin dhe negocimin e kontratës koncesionare.

Në funksion të këtij studimi tregu, nëse kompania juaj (e vetme apo në bashkëpunim me operatorë të tjerë) ofron një shërbim të tillë, lutemi të dërgoni në adresën e e-malit: Ministria.Brendshme@mb.gov.al brenda datës 10.03.2022, çmimin/koston financiare të mundshme për këtë shërbim konsulence, sipas objektit të sipërcituar.

[1] ligji nr. 129/2013, datë 25.4.2013 “Për ratifikimin e kontratës për zgjatjen dhe përmirësimet e kontratës së koncesionit “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve”; (afati përfundimit të kontratës së koncesionit, datë 31.07.2023).

#   #  #

 

ENGLISH

Pursuant to the Council of Ministers Decision no. 938, of 04.11.2020 “On determining the contracting authority to undertake and carry out the procedures for the award by concession/public-private partnership of the service for the production and distribution of biometric identification documents”, the Ministry of Interior is planning the procurement procedure with subject matter: “Consultancy service to specialized expertise for the feasibility study for the concession contract “On the production and distribution of biometric identification documents”.

In the view of this procedure, and pursuant to Article 35 of law no. 162/2020 “On public procurement”, Article 13 and 76 of the Council of Ministers Decision no. 285, of 19.5.2021 “On the approval of public procurement rules”, as amended, the Ministry of Interior is conducting a preliminary market research to determine the limit fund that is required for the consulting service, consisting as follows:

  • Providing consultancy to completely draft the feasibility study for the concession contract “On the production and distribution of biometric identification documents”[2]. (at the earliest possible- the product to be delivered within 30 working days);
  • Providing consultancy for drafting the Standard Tender Documents;
  • Providing consultancy for drafting and negotiating the concession contract.

In the view of this market research, if your company (individually or in cooperation with other operators), offers such a service, kindly send to the possible financial price/cost for this consulting service to Ministria.Brendshme@mb.gov.al  within 10.03.2022, according to the above mentioned object.

[2] Set the reference to the Concession Law which expires July 2023