Nënshkruhet projekti STAR3/Mbështetje dhe avancim i reformave të qeverisjes vendore - Ministria e Brendshme
Postuar më: 19/10/2021

Nënshkruhet projekti STAR3/Mbështetje dhe avancim i reformave të qeverisjes vendore

U nënshkrua sot Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave tё Republikёs sё Shqipёrisё, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme dhe Programit pёr Zhvillim tё Kombeve tё Bashkuara për Projektin STAR 3 “Mbështetja dhe Avancimi i Reformave të Qeverisjes Vendore”.

Marrëveshja u nënshkrua nga  znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP Shqipëri dhe nga znj. Romina Kuko zv.ministre e Brendshme.

Pjesë e marrëveshjes së firmosur është dhe angazhimi i Këshillit të Ministrave për bashkëfinancimin e projektit STAR3.

Shtyllat prioritare të asistencës së projektit STAR3 fokusohen:

-Qeverisja me Pjesëmarrje dhe Integriteti.

-Konsolidimi dhe përhapja e Sistemit të i Ofrimit të Shërbimeve administrative nga zyrat me një ndalesë.

-Forcimi i kapaciteteve të strukturave të qeverisë qendrore të ngarkuara për decentralizimin dhe qeverisjen vendore.

Projekti STAR3 “Mbështetja dhe avancimi i reformave të qeverisjes vendore” është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, qeveria e Suedisë, qeveria e Zvicrës , UNDP dhe qeveria e Shqipërisë.

Projekti, ndër të tjera, synon të nxisë angazhimin qytetar, të përmirësojë shërbimet dhe performancën e bashkive, të rrisë kapacitetet në nivel qendror dhe vendor për të orientuar me efikasitet hartimin, koordinimin dhe monitorimin e politikave.

Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri( UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

(pamje nga takimi)