7 Shkurt 2018, Lezhë – Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Komitetin Rajonal Antitrafik, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Departamenti për Kufirin dhe Migracionin) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese në zbatim të projektit “Mbi parandalimin e migracionit të parregullt”, në datën 7 shkurt zhvilluan takime informuese në qarkun e Lezhës.
Takimet e organizuara përfshinë një workshop me anëtarë të Tryezës Teknike Antitrafik, si dhe përfaqësues nga bashkia, këshili i qarkut, sistemi arsimor, shërbimi social shtetëror, sistemi shëndetësor, njësitë e qeverisjes vendore, punonjësit e Mbrojtjes së fëmijëve etj., për një total prej 21 pjesëmarrësish.
Nga anëtarët e Tryezës Teknike u kërkua:
Gjithashtu, u zhvilluan takime informuese me 26 nxënës të shkollës së mesme “Hydajet Lezha”, takim i cili vijoi me një workshop me 31 mësues të kësaj shkolle. Nxënësve iu shpërndanë pyetësorë vlerësimi para dhe pas takimit, për të mbledhur reagimet e studentëve dhe informacioni i mbledhur do të përdoret për vlerësimin e ndikimit në fund të fushatës.
Më tej u zhvillua një takim me punonjësit e Zyrës Rajonale të Punësimit, ku u informuan për fushatën kombëtare dhe ngritjen