Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, në vijim shërbimi i MZSH-së, është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme. Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.
DREJTORIA E PËRGJITHSHME MBROJTES NGA ZJARRI DHE PËR SHPËTIMIN (DPMZSH)
Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit funksionon sipas ligjit nr. 152/2015. Shërbimi i MZSH-së, është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme. Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.
Shërbimi i MZSH-së organizohet në nivel qendror dhe vendor:
Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së, në varësi të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, si person juridik me status të veçantë përfaqëson autoritetin më të lartë teknik, administrativ, mbikëqyrës, drejtues të shërbimit të MZSH-së dhe raporton te ministri përgjegjës për realizimin e detyrave. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së organizohet në drejtori me funksione inspektimi, koordinimi, trajnimi dhe logjistike.
Detyrat e DPMZSH-së:
Drejtoria/Sektori i Shërbimit të MZSH-së në nivel vendor është strukturë në varësi të kryetarit të bashkisë. Ajo përfaqëson strukturën bazë operuese dhe inspektuese në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në territorin që ka në juridiksion dhe raporton për realizimin e detyrave te Kryetari i Bashkisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së.
Detyrat e Drejtorisë/Sektorit të shërbimit të MZSH-së:
Të dhëna për Shërbimin Zjarrfikës – 2020
Shërbimi Zjarrfikës i bashkive ka sot 150 automjete zjarrfikëse. Nga momenti që ky shërbim u decentralizua këtij shërbimi iu shtuan 45 automjete, nga 105 automjete që kishte në vitin 2014, sot ka 150 mjete. Vitet e fundit janë blerë rreth 30 automjete dhe rreth 15 automjete janë dhuruar nga shërbime zjarrfikëse homologe.
Në 61 bashkitë në vend janë instaluar 70 stacione zjarrfikëse, nga 38 që ishin në 2014, me 1250 punonjës. Ky numër u shtua gjatë periudhës së decentralizimit. Në vitin 2014 ky numër ishte 749 vetë.
Në Shërbimin Zjarrfikës të bashkisë së Tiranës, me personel me tepër çdo bashki, janë ngritur, trajnuar dhe kompletuar 3 ekipe specifike:
– 1 ekip për ndërhyrje në raste tërmetesh;
– 1 ekip për ndërhyrje në raste shpëtimi nga lartësitë apo thellësitë;
– 1 ekip për CBRN.
Për gjithë vitin 2020 janë evidentuar 9601 raste ndërhyrjesh, ndër to 6696 janë ndërhyrje në raste zjarresh, pjesa tjetër janë ndërhyrje për shpëtim të jetës së njeriut, apo pronës.
Ligji Nr. 152 – 2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” – Shkarko
Uniforma, shenjat dalluese, flamuri dhe stema e shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit