Lorena PULLUMBI - Ministria e Brendshme
Postuar më: 20/12/2020

Lorena PULLUMBI

Znj. Pullumbi është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, në nivelin Bachelor dhe në Universitetin e Bologna-s, Itali me Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ajo ka ndjekur studimet e doktoratës pranë Institutit të Studimeve të Avancuara të Lucca-s në Itali në Sistemet Politike dhe Reformat Institucionale me specializim Politikën e Përbashkët dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, ku ka kryer studime të thelluara mbi reformat e demokratizimit dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka ndjekur kursin ekzekutiv në Kennedy School of Governance, të Universitetit të Harvardit, SHBA.

Pas një eksperience disa vjeçare në Evropë si kërkuese shkencore, lektore dhe autore e një sërë botimeve akademike, ndër të cilat edhe në Enciklopedinë Italiane të Shkencave dhe Arteve Treccani, znj. Pullumbi ka shërbyer në disa pozicione politike dhe ekzekutive në Shqipëri. Ajo ka punuar si eksperte për programet e integritetit dhe anti-korrupsionit, me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) si dhe ka ushtruar rolin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore (2016), Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (2019) dhe Ministrit të Brendshëm, që prej Dhjetorit 2020.

Znj. Pullumbi zotëron shkëlqyeshëm gjuhët angleze, italiane dhe frënge.

Fushat kryesore të portofolit përfshijnë:

– Drejtimin strategjik, menaxherial dhe koordinimin e Kabinetit të Ministrit;

– Koordinimin e kuadrit politik, prioriteteve të punës dhe monitorimin e performancës;

– Marrëdhëniet me Kabinetin e Kryeministrit, Parlamentin dhe institucionet e tjera kushtetuese;

– Angazhimet ndërkombëtare dhe koordinimin e partnerëve të huaj;

– Bashkëpunimin rajonal;

– Mbikëqyrjen e komunikimit strategjik dhe marrëdhëniet me publikun.

Fushat shtesë të portofolit përfshijnë:

– Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Shoqërisë “Illyrian Guard” sh.a;

– Etikën, transparencën dhe integritetin;

– Protokollin zyrtar.

Kontakt: e-mail: lorena.pullumbi@mb.gov.al  | tel.: +355(0)42222450