Intervista në OPEN/Ministri Çuçi: Ka përmirësim në arritjet e Policisë dhe po u afrohen atyre të BE-së - Ministria e Brendshme
Postuar më: 22/12/2020

Intervista në OPEN/Ministri Çuçi: Ka përmirësim në arritjet e Policisë dhe po u afrohen atyre të BE-së

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte i ftuar në “Open” në Top Channel në intervistën e parë mediatike pas marrjes së detyrës. Ai u pyet ndër të tjera për marrjen e detyrës së re, sfidat që e presin, sondazhin suedez për perceptimin e publikut për punën e Policisë, vrasjen e të ndjerit Klodian Rasha, për mënyrën si po vijojnë hetimet, nëse policia është e depolitizuar, etj.

Pjesë nga intervista:

  • Emërimi në detyrën e re, vënia në dijeni

Është moment i veçantë dhe besoj se Policia e Shtetit por jo vetëm, kanë një rol të rëndësishëm në proceset zgjedhore, po për fat të mirë vitet e fundit, policia ka pasur vlerësime maksimale dhe kjo është lehtësim për mua. Edhe të gjendja civile është punuar mjaft mirë prandaj ndihem i qetë. Nuk është çështje mos dëshire, por mos dijenije. Madje Lleshaj kur po e shpjegonte tha nuk kisha etje të madhe për këtë post. Po ishim bashkë me Soreca kur e morëm vesh, aty më tregoi tëitter dhe sigurisht ishte befasi por nuk asgjë të jashtëzakonshme. Befasia ishte se unë nuk e prisja jo se nuk jam i gatshëm për këtë detyrë apo të tjera, se për sa kohë jam pjesë e këtij ekipi qeverisës, por nga ana tjetër isha i fokusuar te projektet e bujqësisë dhe reagimi ishte ai që patë. Në një ekip trajneri mund të ndërrojë pozicionet gjatë lojës. Unë jam atje, vullneti im është i plotë dhe jam i gatshëm të kryejë detyra publike, sigurisht përgjegjësia është e madhe. Por habia ishte vetëm se isha në projekte të më dha në bujqësi.

– Do ndryshonte gjë po ta dinit? Jo, nëse unë do isha jashtë skuadrës mund të ishte dhe të kishte vend për tu pyetur, por unë jam në ekip, jam në lojë dhe kjo gjë nuk përbën befasi në sensin si qëlloi që pa të thënë, unë e kam dhënë pëlqimin që kur kam hyrë në ekip.

  • Komente për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha

I vetmi koment që kam është që për fat të keq kjo ngjarje është shkëputur dhe hodhi pak mjegull në opinionin e mirë që policia ka bërë në këtë kohë. Nuk e them që jam ulur sot në karrigen e ministrit të Brendshëm, apo se jam pjesë e qeverisë dhe PS, por e thotë vetë barometri që mat Policinë e Shtetit. Më erdhi keq që një ngjarje e shkëputur për një periudhë të shkurtër (se edhe ajo mjegull po ikën po shkëputet), të krijojë këtë opinion. Ngjarja në vetvete është hetuar është në përfundim të hetimeve. Policia ka bërë me shpejtësi hetimet që fajtori të dënohet sipas nivelit.

  • Veprimet e ndërmarra për dhunën e pretenduar ndaj 4 aktivistëve të Aleancës për Teatrin

Për 4 aktivistët që është pretenduar që ka patur shkelje po ju them se po hetohet dhe kjo gjë. SHÇBA ka gjetur shkelje nga punonjësit e policisë dhe i kam kërkuar fillimin e procedimit disiplinor për këta që kanë bërë shkelje. Qytetari është i paprekshëm dhe po ashtu dhe polici, dhe unë jam në mes që të rregullojë pikërisht këtë gjë.

  • “S’do doja që polici të ketë fytyrën e politikanit, as timen”

Meraku është që performanca nuk varet nga vullneti dëshira përkushtimi që ka një Ministër i Brendshëm në punë, por varet më së shumti nga rrethanat dhe politika. Në fund të fundit kur të mbaroj mandatin, notën nuk do e marr për angazhimin, por do ta marr nga rrethanat që nuk varen nga unë. Mendoj që duhet të vazhdojmë të ecim në këtë trajektore, nuk do të doja që polici të ketë fytyrën e politikanit, as timen.

  • Protestat e zhvilluara për të riun e vrarë Klodian Rasha dhe shoqërimi i të miturve pjesë e protestës

Janë shoqëruar të mitur, jo arrestuar se është diferencë e madhe. Se po gjuajte me shashka , tullë, benzinë sigurisht do shoqërohet, por jo arrestuar, janë thirrur prindërit dhe të miturit janë pyetur në prani të psikologëve dhe janë lënë të lirë. Përsa u përket reagimeve në rrjet se prindërit nuk gjenin dot fëmijët nëpër komisariate, nëse ka patur shkelje nga autoritetet, kjo gjë do hetohet.

  • “Qytetari është i paprekshëm, por edhe polici s’preket”

Menjëherë kam urdhëruar shërbimin e brendshëm,  njëri thotë që është goditur, shërbimi i brendshëm  ka hetuar që atë natë dhe po ju them që shoqërimi është vlerësuar i drejtë sepse kanë kundërshtuar kanë tentuar të dhunojnë policin, pavarësisht se trajtimi ka qenë shumë i butë, as në dhoma nuk janë futur kanë qëndruar në korridor derisa janë bërë procedurat. Mërtiri ka thënë se është gazetar dhe është liruar menjëherë. Ka pasur diskutim, përplasje. Ka pasur shkelje dhe kam urdhëruar fillimin e procedimit ndaj policëve që është bërë shkelja. Ia ka dhënë vetë polici që të bëjë një ekspektim mjekoligjor, qytetari është i paprekshëm dhe polici është i paprekshëm.

  • Detaje për vizitën në familjen e Klodianit

Shkova takova babanë në cilësinë e ministrit për ta garantuar që hetimet do shkojnë deri në fund dhe autori do marrë dënimin e merituar për veprën që kreu. Mua më dhemb zemra për atë që ndodhi se jam vetë baba dhe e di, unë e garantova se do ketë drejtësi, siç bëri Lleshaj dhe Rama para meje.

  • Misteri i pistoletës në vrasjen e Klorian Rashës

I vetmi koment që kam është që për fat të keq kjo ngjarje e shkëputur hodhi pak mjegull në opinionin publik për punën e mirë që ka bërë policia në gjithë këtë kohë. Më erdhi keq që një ngjarje e shkëputur, për një periudhë të shkurtër, krijoi një situatë të tillë. Ngjarja është hetuar, është në përfundim të mbylljes së hetimeve, policia ka prova shkencore të plota që fajtori të dënohet. Për kontradiktat e ditës së parë nuk mund të shprehem, po hetohet edhe për këtë, mbi kontradiktat e deklaratave të policisë. A ka një tentativë për ta fshehur ngjarjen apo jo? Po hetohet me seriozitet edhe kjo, 90% e hetimeve janë mbyllur. Është kërkuar të vijën ekspertë gjerman për pistoletën, unë nuk do jem ministër që nuk do vesh uniformë ndonjëherë, por po hetohet tentativa, nëse është bërë, për të fshehur ngjarjen.

  • “S’kemi polici të depolitizuar, por është ulur pas 2013-ës”

Barometri mat perceptimin që nuk është pozitiv në masën e madhe por negativ. Arritjet e Policisë janë, që ka përmirësim dhe e vendosur në krahasim me Bashkimit Europian dhe po i afrohet BE. Nuk thashë që është e depolitizuar. Pjesa më e madhe është e politizuar, por nga 2013 e më tej kemi një përmirësim të ndjeshëm.

  • “A keni frikë të ecni në rrugë të pandriçuar?”

Pyetja nuk thotë ashtu por a keni frikë të ecni në rrugë pa ndriçim kur është errësuar në lagjen tuaj. Unë nuk kam frikë, edhe kam ecur. Se në lagje ku nuk hyn policia je i pasigurt plotësisht, në dijeninë time nuk ka në vendin tonë.

  • Çfarë garancie jepni që do jeni ju Ministri i Brendshëm dhe jo Rama?

Unë jam i pyetur se jam në skuadër, unë po luaj. Për sa kohë je në qeverisje, se s’do të thotë të jesh profesionist i fushës. Jam i gatshëm se jam në fushë dhe nuk ka rëndësi dijenija por angazhimi që ke. Unë i jam përgjigjur me po Ramës që në 2013. Nuk ka dyshim për angazhimin tim fare. Jam në fushë dhe mund të shkoj mesfushor i qendrës. Sa i përket faktit që është Rama që vendos emrat, patjetër se kjo është kushtetuese , nuk ka të bëjë fare me faktin se ai mund jetë më shumë apo pak autoritar.

  • Për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të DPPSH Ardi Veliu, Lleshaj ‘kokë turku’ për Ardi Veliun?

Është pikërisht  fakti që kjo vrasje është rast i shkëputur, nuk duhet të japë Ardi Veliu dorëheqjen. Ndërsa Lleshaj kishte një veprim etik, ti mban disa kosto që nuk lidhen drejtpërdrejt me postin. Do të vazhdoj të punoj përderisa do të jetë drejtor i policisë. Nëse do të isha në këtë situatë do ta jepja dorëheqjen. Do ta bëja në kushte të caktuara momente të caktuara politike, nëse kjo ngjarje nuk do ndodhte në një situatë kaq të ndezur edhe Lleshaj mund të mos e kishte dhënë.

  • Lidhur me mbajtjen e armës jashtë shërbimit

Unë do të rishikoj të gjithë aktet që kanë të bëjnë me mbajtjen e armës jashtë shërbimit dhe për FNSH mund të mos ketë nevojë për mbajtjen e armës jashtë shërbimit se ata punojnë në grup, dhe do reagoj shumë shpejt për këtë gjë.

  • Për videon e amdasadorit Soreca ku lajmëron Bledi Çuçin si Ministër

Pra duhet ndarë se nuk është çështje mos dëshire por është çështje mos dijenie. Po unë e kam marrë vesh kur ishim në një aktivitet bashkë me Sorecën për fondet e IPARD-it. Po është ky momenti dhe më përpara po diskutonim më këtë gjë. Aty ka treguar mesazhin në Twitter të cilët ja kishin sjellë dhe sigurisht ishte një befasi për mua,  por nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu. Befasia ishte sepse unë nuk e prisja, jo sepse unë nuk jam i gatshëm për të bërë këtë detyrë apo detyra të tjera që përfshijnë qeverisjen përderisa unë jam në politikë, përderisa unë jam pjesë e atij ekipi qeverisës, por sepse kisha disa projekte në zhvillim si Ministër i Bujqësisë shumë të rëndësishme për sektorin.