Hapen kurset për kandidatë në radhët e MZSH dhe fitimin e gradës "Asistent Zjarrfikës" - Ministria e Brendshme
Postuar më: 04/04/2022

Hapen kurset për kandidatë në radhët e MZSH dhe fitimin e gradës “Asistent Zjarrfikës”

Drejtoria e Trajnimit dhe Logjistikës në DPMZSH në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë ka hapur kurset për pranimin e kandidatëve për rekrutimin në radhët e shërbimit MZSH-së dhe kurs për fitimin e gradës “Asistent Zjarrfikës”.

Kurset do të zhillohen në afatin 1-mujor në të gjitha qarqet e bashkive qendër qarku, ku do të marrin pjesë rreth 202 kursantë që do të gradohen në fund të çdo kursi.

Datat e kurseve, sipas qarqeve:

• Tiranë – Elbasan, 4 – 8 prill 2022;

• Vlorë – Shkodër, 11 – 15 prill 2022;

• Korçë – Gjirokastër, 18 – 22 prill 2022;

• Berat – Lezhë, 25 – 29 prill 2022.

Programi për fitimin e gradës Asistent Zjarrfikës zhvillohen në zbatim të pikës “1” gërma “e” neni 14 e ligjit 152/2015 dhe në zbatim të pikëd “1” gërma “ç” neni 25 e ligjit 152/2015.