Ftesë për pjesëmarrje në tryezën e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian - Ministria e Brendshme
Postuar më: 01/03/2022

Ftesë për pjesëmarrje në tryezën e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian

FTESË PËR PJESËMARRJE

Ministria e Brendshme në cilësinë e institucionit kryesues për Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria, Siguria” është duke organizuar tryezën e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian dedikuar këtij kapitulli.

Kapitulli 24 përbën një prej kapitujve më të rëndësishëm të acquis së Bashkimit Evropian dhe është një ndër kapitujt kyç për hapjen e Cluster-it të parë të negociatave të anëtarësimit. Një nga detyrimet kryesore të Shqipërisë në këtë fazë të integrimit është edhe përafrimi i legjislacionit. Në këtë kuadër, Ministria e Brendshme së bashku me institucionet e saj kontribuese, harton dhe miraton masat ligjore për përafrim me legjislacionin e BE-së nëpërmjet Planit Kombëtar për Integrimin Evropian (PKIE).

Në përmbushje të detyrimeve tona të përbashkëta sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE, kjo Tryezë Partneriteti do t’i japë mundësinë të gjitha palëve që të sigurojnë një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe profesional. Prania dhe njohuritë tuaja janë një faktor i pazëvendësueshëm në mbështetje të këtij procesi që Ministria e Brendshme e vlerëson në mënyrë të veçantë.

Për të qenë pjesë e kësaj tryeze ftohen përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, mediave të cilët kanë interes për të ndarë ekspertizën e tyre në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, luftën kundër drogës, luftës kundër terrorizmit, çështjeve të azilit, migracionit, politikës së vizave, bashkëpunimin gjyqësor për çështjet penale civile e penale si pjesë e Kapitullit 24.

Aplikimi kryhet duke depozituar nje letër interesi ku të jenë specifikuar eksperiencat e mëparshme në fushat e mësipërme si dhe ekspertiza që mund të jepet lidhur me fushat që mbulon Kapitulli 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria” dhe CV të personit apo grupimit që përfaqëson, brenda datës 31.03.2022 në adresën elektronike Ministria.Brendshme@mb.gov.al.

Pranimi apo refuzimi i aplikimeve kryhet nga grupet ndërinstitucionale të punës.