Florian Pema është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Padova, Itali me profil studimor Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe me specializim Master në Integrimin Europian dhe Projekte Komunitare.
Gjatë periudhës 5 vjeçare 2016 – 2021, z. Pema ka shërbyer si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes pranë Misionit të Shqipërisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkepunim në Europë (OSBE) me qëndër në Vjenë, Austri si dhe Drejtues i Njesisë së Dimensionit Politiko-Ushtarak gjatë Presidencës Shqiptare të OSBE-së në vitin 2020.
Ai ka një eksperiencë disa vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes ku ka zhvilluar një sërë trajnimesh dhe kursesh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes brenda dhe jashtë vendit ku mund të përmendim: Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (NATO listed), CSDP Programe Brussels dhe EIPA Luxembourg, kurset pranë Defence Academy of the UK dhe Kings College London on Strategic Leadership Programe, GCSP etj.
Z. Pema zotëron shkëlqyeshëm gjuhët angleze dhe italiane, si dhe ka njohuri të mira në ato spanjolle dhe gjermane.
Nga qershori 2022, ai mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm.
Fushat kryesore të portofolit përfshijnë:
– Politika e Përbashkët Europiane e Jashtme dhe e Sigurisë;
– Agjenda politike e marrëdhënieve dypalëshe me partnerët;
– Proceset e reformimit institucional dhe rritja e profesionalizmit në strukturat e sigurisë.
Fushat shtesë të portofolit përfshijnë:
– Protokolli i Ministrit.