11 Prill 2017, Tiranë – Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të planifikuara për këtë periudhë nga Ministria e Punëve të Brendshme/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, u zhvilluan takime informuese në bashkinë Tiranë dhe përkatësisht në gjimnazet:
Dhe në shkollat 9-vjeçare:
Qëllimi i takimeve ishte komunikimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve për fenomenin e trafikimit, vendosja e urave të komunikimit me fëmijët dhe shpërndarja e informacionit tek bashkëmoshatarët e tyre lidhur më këtë fenomen duke krijuar kështu një rrjet nxënësish kundër trafikimit të personave.
E veçanta e takimit të organizuar në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” ishte që vetë nxënësit ishin protagonistë dhe moderatorë të takimit. Disa nga nxënësit e kësaj shkolle kanë krijuar një rrjet vullnetarësh dhe informuan nxënësit mbi format e trafikimit, mënyrat dhe treguesit për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit, asistenca dhe ndihma që iu jepet këtyre viktimave, format e raportimit, sikurse Linja Kombëtare 116006 dhe Aplikacioni “Raporto! Shpëto!”