Çuçi pret kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkiv: Shqipëria do të mbështesë Ukrainën në rezistencën e saj të drejtë për të qenë vend i lirë e sovran - Ministria e Brendshme
Postuar më: 13/05/2022

Çuçi pret kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkiv: Shqipëria do të mbështesë Ukrainën në rezistencën e saj të drejtë për të qenë vend i lirë e sovran

Çuçi pret kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkiv: Shqipëria do të mbështesë Ukrainën në rezistencën e saj të drejtë për të qenë vend i lirë e sovran

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mirëpriti sot në një takim kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkiv në Ukrainën Lindore, Tetiana Yehorova-Lutsenko, e cila ndodhet këto ditë për vizitë në Shqipëri. Përmes një deklarate, Çuçi tregon se biseduan për  situatën e vështirë në Ukrainë dhe specifikisht në rajonin që ajo drejton me një popullsi rreth 3 milionë banorë.

“Ishte tejet falënderuese ndaj Shqipërisë për shembullim domethënës që ne kemi treguar me solidaritetin, diplomacinë aktive sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe jo vetëm, si dhe për ndihmat konkrete që ne kemi dhënë për Ukrainën prej ditëve të para të konfliktit. Veç kësaj Shqipëria mirëpriti dhe mirëpret ukrainas që largohen prej tmerrit të luftës, duke iu ofruar strehim dhe mbrotje derisa të marrë fund agresioni që Evropa nuk e kishte parë e as imagjinuar dot që prej Luftës së Dytë Botërore. Siç e tha bukur fort presidenti Volodymyr Zelenskyy, “vend i vogël në hartë, por me zemër të madhe”, Shqipëria do të vijojë të mbështesë Ukrainën në rezistencën e saj të drejtë për të qenë vend i lirë e sovran”, shprehet ministri Çuçi.

Zyrtarja ukrainase shoqërohej në këtë takim nga Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shahin dhe Konsulli i Nderit i Ukrainës në Republikën e Shqipërisë, Bledi Barjaktari.