Bëhu pjesë e Policisë së Shtetit, kontribuo për sigurinë e vendit!
Çelja e aplikimeve për punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, çeli njëkohësisht dhe fushatën e strukturave të Akademisë së Sigurisë, në gjimnaze të ndryshme të vendit, për të sensibilizuar nxënësit që janë në prag të vendimmarrjes mbi profesionin e tyre, të bëhen pjesë e Kolegjit Profesional të Formimit Policor.
Fushata sensibilizuese është me moton “Vajzat dhe djemtë më të mençur, në Policinë e gjeneratës së re”. Takimet informuese, synojnë të motivojnë këtë grupmoshë për ta vlerësuar misionin e punonjësit të Policisë së Shtetit, si zgjedhje parësore për të ardhmen, e për t’i nxitur të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme.
Objektivat e takimeve janë:
Policia e Shtetit rihapi aplikimet për 300 vende, për “Patrullë të Përgjithshme” në Kolegjin Profesional, në Akademinë e Sigurisë, me qëllim plotësimin e vendeve të lira në 9 drejtori vendore të Policisë në qarqet: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër.