Zyra e Koordinatorit Kombëtar kryen gjithë veprimtarinë e saj nëpërmjet Njësisë Antitrafik, strukturë e ngritur në bazë të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 203, datë 19.12.2005. Njësia Antitrafik përbëhet nga Drejtori i Njësisë Antitrafik dhe 4 Koordinatorë. Njësia Antitrafik drejtohet nga Zëvendësministri i Brendshëm, Koordinator Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe ka për detyrë të monitorojë dhe koordinojë të gjitha aktivitetet antitrafik në vend.
Znj. Rovena Voda, është diplomuar si Juriste, Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 2000. Nga shtatori 2014 deri më mars 2017 znj.Voda ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Prej 22 marsit 2017, znj.Voda u emërua në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme. Që prej 22 majit 2017, znj.Voda është emëruar në pozicionin e zv/ministres së Brendshme.
Përfshirja e personaliteteve të njohura i ka dhënë një dimension të ri real, mirëfunksionues, të gjithë hallkave të zinxhirit shtetëror, përfshirë këtu edhe një nga angazhimet premtimmbajtëse të qeverisë; luftën kundër krimit të organizuar dhe, për rrjedhojë, luftën kundër trafikimit të personave.
Detyrat e ngarkuara Njësisë Antitrafik:
Dokumentet e Strategjisë Kombëtare të Migracionit dhe Plani i Veprimit (shqip_anglisht) për Konsultim Publik. Për çdo sygjerim apo opinion mund të shkruani në adresën: ministriaebrendshme@gmail.com – Nëntor 2018:
Akte të tjera: