Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit, ministri Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe - Ministria e Brendshme
Postuar më: 02/04/2022

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit, ministri Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit, ministri Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tashmë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë luftën kundër krimit.

Nënshkrimi është bërë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një vizite zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Në Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkrova me homologun tim Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan marrëveshjen mes dy qeverive tona për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit.

Kjo marrëveshje është gjithashtu një gur themeli veçanërisht në shkëmbimin e informacionit, trajnimit policor e operacioneve të përbashkëta në funksion të rritjes së sigurisë për dy vendet tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan ministri Çuçi në rrjetet sociale.