Arlinda HOTI

Këshilltare

Hilë Lushaku

Znj. Arlinda Hoti është këshilltare e Ministrit të Brendshëm për çështje ekonomike prej datës 21.12.2018..

Përpara se t’i bashkohej kabinetit të Ministrit, znj. Hoti ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Trajnimit të Vazhdueshëm në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) prej vitit 2014.

Gjithashtu ajo ka punuar pranë Ministrisë së Financave për një periudhë 5 vjeçare (2004-2008) dhe më tej pedagoge me kohë të plotë pranë disa universiteteve publike dhe private, ku ka dhënë leksione në fushën e makro-ekonomisë, financave publike, administrim biznesi si dhe ka mbajtur pozicione akademike si Shefe e Departamentit të Administrim biznesit pranë UMT si dhe Drejtore e Qendrës Kërkimore Shkencore pranë UET.
Znj. Hoti ka kryer studimet e larta në degën Financë – Bankë në Shkollën e Lartë Ekonomike të Varshavës (Poloni) si dhe vazhdon studimet e doktoraturës pranë të njëjtit universitet.

Në periudhën 2002-2003 ka kryer studime kualifikimi pasuniversitar në Shkollën Kombëtare të Administratës Publike në Poloni, për zyrtarët e nivelit të lartë drejtues ku ka fituar bursë të posaçme të qeverisë polake.
Znj. Hoti ka kryer edhe një sërë kursesh kualifikimi afatshkurtër në institucione trajnimi brenda dhe jashtë vendit si Holandë, Slloveni, Poloni, Belgjikë, Mal i Zi etj. Ajo është trajnere e certifikuar nga Akademia e Hagës (Holandë) për menaxhimin e administratës publike.
Znj. Hoti zotëron gjuhën angleze, franceze, polake dhe italiane.
Ajo është e martuar dhe ka një vajzë.