Arjanit Arapi - Ministria e Brendshme
Postuar më: 15/01/2021

Arjanit Arapi

Diplomuar në Akademinë e Sigurisë Tiranë dhe Master Shkencor në Drejtësi nga Fakulteti i Drejtësisë Tiranë, me trajnim nga Universiteti i Arizonës SHBA dhe një sërë kursesh profesionale në fushat e sigurisë dhe hetimit.

Z. Arapi ka një eksperiencë mbi 20-vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, në pozicione drejtuese dhe mban gradën policore ‘Drejtues i Parë’.

Prej 15 janarit 2021 mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm, për rendin dhe sigurinë publike.

Fushat kryesore të portofolit përfshijnë:

– Realizimin e objektivave të politikave për sigurinë e brendshme;

– Monitorimin e proceseve për integritetin profesional në institucionet e varësisë.

Kontakt: e-mail: arjanit.arapi@mb.gov.al  | tel.: +355(0)42247867