Alket Braho - Ministria e Brendshme
Postuar më: 21/12/2020

Alket Braho

Mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm prej muajit dhjetor 2020.

Është diplomuar për Financë në Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Eqrem Çabej”. Studimet Master i ka përfunduar në Universitetin Europian të Tiranës, programi Marrëdhënie Publike dhe Komunikim.

Ka një përvojë disa vjeçare në fushën e medias dhe komunikimit, përfshi gjithashtu eksperiencën akademike si Asistent Lektor në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti Europian i Tiranës.

Zotëron gjuhën greke dhe angleze.

Fushat kryesore të portofolit përfshijnë:

– Strategjinë e komunikimit;

– Marrëdhëniet me median dhe publikun;

– Mediat sociale.

Kontakt: e-mail: alket.braho@mb.gov.al  | tel.: +355(0)42247868