Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ftuar në emisionin “Përballë” me Lutfi Dervishin në RTSH – Video
Pjesë nga intervista:
Edhe në këto zgjedhje nuk do të ketë një ndërhyrje të policisë. Unë do angazhohem maksimalisht që emrin e mirë të policisë, të paktën për ditën e zgjedhjeve që ka bërë deri tani, ta ruajmë edhe mos ta njollosim nga çdo tentativë qoftë nga politika, qoftë edhe nga grupe të caktuar kriminale që mund të përdoren nga politika.
Ato nuk tregojnë asgjë për integritetin e zgjedhjeve. Nuk cenojnë fare rezultatin dhe integritetin e zgjedhjeve. T’ia lëmë gjykatës çështjen konkrete që lidhet me ato përgjime. Nuk mund ta mbajë peng zhvillimin e Shqipërisë një histori e shkëputur. Kudo në botë, sot janë bërë shumë, madje janë bërë dhe vepra penale në Amerikë dhe nuk thotë njeri që zgjedhjet e Presidentit Biden janë të pavlefshme. Shqetësimi është gjithmonë prezent, por ndaj është policia për të marrë masa t’i parandalojë ngjarje të tilla apo edhe për t’i ndjekur ashtu siç ka ndodhur. Policia bën punën e vet.
E para policia nuk barazohet me gjykatat. Gjykata është një sistem që vepron në mënyrë të pavarur dhe është shumë i vështirë monitorimi i tyre dhe kontrolli i tyre. Kështu legjitimi i bërjes së një vettingu të thellë në kohë të ndryshme të zhvillimit dhe të evolucionit të sistemit është krejtësisht legjitim. Po shënon një epokë të re në lidhje me gjyqësorin. Policia është tjetër gjë, është një strukturë piramidale, vertikale me sistem komandimi e cila për gjykimin tim personal si ministër i brendshëm, i ka të gjitha mekanizmat për t’u kontrolluar, për t’u vetuar në mënyrë permanente. I ka patur dhe i ka. Vettingu ishte një moment që u pa nga politika, ndoshta kishte nevojë për tu bërë një proces i tillë. Unë si Ministër i Brendshëm kam kërkuar në këtë pozicion një raport për ecurinë e vettingut në polici. Pasi ka një informacion që nuk po ecën ashtu si duhet, po zvarriten dosjet, kjo krijon një stres në organin e policisë. Duhet të dimë një gjë që policia është një organ shumë dinamik dhe duhet të jetë në gatishmëri permanente, sepse detyrat janë të përditshme dhe nuk mund të presin. Për të rregulluar këtë ekuilibër kam kërkuar një raport të hollësishëm, nëpërmjet komisionit parlamentar që e mbikëqyr procesin e vettingut. Do shohim mënyrën më të mirë ligjore për ta sjellë në ekuilibër këtë proces.
Mendoj që gjithmonë e më pak ka ndikime politike. Ne kemi krijuar tashmë një polici ligjërisht të pavarur. Unë nuk kam asnjë kontroll për funksionimin lëndor, në qoftë se mund ta quajmë kështu të policisë. Është drejtori i policisë, është gjithë piramida e policisë që funksionon në bazë të ligjit. Kjo dëshmohet edhe nga një perceptim i publikut i matur së fundmi nga një OJF shqiptare e paguar nga një program i qeverisë suedeze.
Kemi dhe e monitoruam ngushtësisht. Kanë ardhur 8 ankesa konkrete për punonjësit e policisë, 4 janë në proces dhe po shihen specifikat e secilës nga ankesat. Kështu që çdo ankesë që vjen trajtohen me shumë seriozitet nga SHÇBA-ja. Të mos harrojmë që ishte SHÇBA-ja që hetoi edhe sjelljen e policit, i cili fatkeqësisht i mori jetën shtetasit Klodian Rasha.
Në karrigen e Ministrit të Brendshëm nuk mund të ecim me perceptime dhe nuk mund të shpreh unë opinione dhe perceptime, unë ec me prova me fakte të cilat mi parashtrojnë të gjithë strukturat që unë kam nën varësi.
Policia bën komunikatë vetëm kur ka plagosje, humbje jete, etj. Vetëm në këto raste bëhet komunikatë, jo për çdo gërvishtje, apo për çdo përplasje sado e madhe. Në raportimet e përgjithshme ka përditësim për çdo shkelje edhe administrative, por me një numër në total jo trajtim rasti specifik.
Është një problem që ne po merremi gjerësisht. Ka një problem të vogël që me gjithë punën e madhe që ka bërë policia nuk po arrin të marrë denoncime. Kështu që ajo ka nevojë për një hetim specifik. Është shumë e vështirë nëse nuk bashkëpunojnë qytetarët me këtë punë, që të luftohet si fenomen. Hetimi ka nisur por është puna e provës, ne po mundohemi të marrim edhe prova në mënyra të tjera.
Janë diku 700 e disa mijë shtetas shqiptarë. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet. Tek e-Albania kushdo që hyn për të marrë shërbime dhe i ka skaduar karta, i del një mesazh lajmërues që i ka skaduar karta. Kam bërë vetë thirrje publike disa herë, dhe kam nxitur çdo aktor ose faktor që ndikon në opinionin publik për të bërë thirrje për këtë gjë. E para gjë që do bëj është që të fus edhe partitë politike që të nxisin anëtarësinë e tyre për të bërë kartat. Po mendojmë që në publikimin e radhës të listës të votuesve të markojmë të gjithë ata votues të cilëve ju skadon karta në 25 prill. Në mënyrë që të gjithë partitë politike të kenë në dispozicion dhe të marrin masa, dhe nxisin votuesit e tyre.
Kemi një strategji për krimin e organizuar, dhe kjo është pjesë e saj. Do të vazhdojmë së bashku me partnerët. Mbi 20 shtetas u arrestuan vetëm përpara disa ditësh, një grup i organizuar në Berat, ku përfshiheshin edhe punonjës policie, të administratës vendore, njerëz që kultivojnë, dhe trafikantë, pra i gjithë zinxhiri.
BKH-ja nuk është pjesë e policisë dhe si Ministër i Brendshëm nuk mund të jap një opinion lidhur me këtë gjë.
Vetëm sa është hapur ky mision. Ne patëm një vit me një ligj të posaçëm, korrigjuam shumë gjëra që ishin mbledhur në vite. Ka patur një rezultat spektakolar. Pavarësisht se mbaroi për sa i takon punës që duhet të bëjë policia në këtë proces, ne i kemi lënë hapësirë SPAK-ut edhe Gjykatës së Posaçme që të vazhdojë hetimet dhe gjykimet për të gjithë dosjet që ka hapur policia në lidhje me aksionin një vjeçar të OFL-së.”
Shumë thjeshtë nuk e takoj policinë paradite, dhe jo se e takoj pasdite policinë dhe paradite partinë. Sigurisht Drejtorin e Policisë së Gjirokastrës do e thërras në zyrë, do i kërkoj llogari për punën, siç do e thërras të Shkodrës, të Tiranës, siç do thërras edhe Drejtorin e Përgjithshëm. Por demonstrime të tilla të shihni Ministrin e Brendshëm me Drejtorët e policisë të dalë e të demonstrojë.., nuk do keni e nuk do gjeni.
Objektivi është që të ruaj tre mandatet që kemi fituar, pavarësisht se për shkak të zbrazjes së qarkut ka një mandat më pak. Nga 5 mandate janë 4 mandate.