Strategjia ndër-sektoriale për luftën kundër terrorizmit - Ministria e Brendshme
Postuar më: 16/01/2021

Strategjia ndër-sektoriale për luftën kundër terrorizmit

Strategjia ndër-sektoriale për luftën kundër terrorizmit

Intervista – Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko – VIDEO

Terrorizmi në të gjitha format dhe mënyrën e shfaqjes përbën një kërcënim të përgjithshëm për paqen dhe sigurinë globale. Siguria kombëtare përfaqëson tërësinë e mjeteve dhe instrumentave shtetërore që sigurojnë mbrojtjen e qytetarëve, të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar nga kërcënimet dhe rreziqet e jashtme e të brendshme. Terrorizmi vazhdon të mbetet një nga kërcënimet kryesore të sigurisë, si në nivel vendi po ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, duke kërcënuar jo vetëm jetën dhe pronën, por edhe vlerat demokratike dhe vetë mënyrën e jetesës së shoqërisë.

Qëllimi i dokumentit është orientimi i politikave dhe forcimi i qasjes gjithëpërfshirëse në parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen dhe reagimin ndaj terrorizmit. Hartimi i kësaj strategjie e cila mbështetet në strategjinë e BE kundër terrorizmit, synon harmonizimin e veprimtarisë së strukturave, agjencive dhe institucioneve që kanë përgjegjësinë e luftës kundër terrorizmit. Parandalimi dhe goditja e terrorizmit vazhdon të mbetet një ndër prioritetet kryesore strategjike.

Strategjia e re kundër terrorizmit si dhe masat e tjera legjislative dhe politike në kuadër të kësaj fushe janë të ndërlidhura me Prioritetin e Qeverisë të parashikuara në SKIZH 2015-2020, gjithashtu ndërlidhet me procesin e integrimit europian, që do të bazohet në tre qasje kryesore:

  1. Sinjalizimi/Parandalimi;
  2. Hetimi dhe goditja;
  3. Reagimi.

Për të zbatuar efektivisht Strategjinë Kombëtare për Luftën Kundër Terrorizmit,  do të funksionojë Komiteti Ndërinstitucional për Bashkërendimin e Veprimeve në Luftën Kundër Terrorizmit.