Ministri Çuçi pret ambasadorin e BE: Vijim i bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe BE - Ministria e Brendshme
Postuar më: 14/01/2021

Ministri Çuçi pret ambasadorin e BE: Vijim i bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe BE

Tiranë – Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti sot në takimin e parë zyrtar, që nga marrja e detyrës, ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

“Prita sot në një takim Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca. Diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në çështje të interesit të përbashkët që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën në kuadër të programit IPA III.

Biseduam gjithashtu për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces.

Bashkimi Europian mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe anëtarësimin e plotë në union”, shkruan ministri i Brendshëm në rrjetet sociale.