Situata me reshjet/Ministri Çuçi në Vlorë e Gjirokastër: Situata është stabël falë ndërhyrjeve që kemi bërë - Ministria e Brendshme
Postuar më: 10/01/2021

Situata me reshjet/Ministri Çuçi në Vlorë e Gjirokastër: Situata është stabël falë ndërhyrjeve që kemi bërë

Ministri Çuçi në Vlorë, inspekton prurjet e Vjosës te Ura e Mifolit: Situata është stabël falë ndërhyrjeve që kemi bërë. Gjendje gatishmërie FNSH

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ishte sot në Vlorë për të parë nga afër jendjen e krijuar së fundi për shkak të reshjeve intensive të shiut. Bashkë me Prefektin e Qarkut dhe drejtues të tjerë lokal të Shtabit të Emergjencave, ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra. “Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve”, tha ministri Çuçi. Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Vlorë janë ngritur dhe funksionojnë Këshillat e Emergjencave, të cilat koordinojnë punën për monitorimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar.

Ministri Çuçi: Erdha sot që të shihnim bashkë me Kryetarin edhe Perfektin në këtë situatë emergjente. Me një sasi, edhe intensitet shirash të jashtëzakonshme. Erdhëm për të parë pikërisht këtu në pikën më problematike që ka qenë gjithmonë sa herë binte, jo aq sa ka rënë pardje edhe dje. Por edhe gjysma e atyre reshjeve, këtu rruga nuk ekzistonte më dhe vinte lumi e merrte. Më vjen shumë mirë tani që me investimin e bërë nga Ministria e Bujqësisë tashmë jo vetëm gjithë pjesa, se është e shtrirë kjo mbron edhe tokat bujqësore, por edhe pjesa e rrugës tashmë nuk ka as pikën më të vogël të kërcënimit për nga përmbytja dhe për nga vërshimi i ujërave.

Emergjenca nga reshjet, ministri Çuçi në Gjirokastër: Me mbrojtjen lumore në Kardhiq shmangëm një situatë të rrezikshme. Të gjitha strukturat shtetërore janë në gatishmëri të plotë

Pas inspektimit në Vlorë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka vijuar takimet në Gjirokastër për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Bashkë me drejtuesit e pushtetit vendor dhe Policisë së Shtetit, ministri ishte në fshatin Palokastër, i cili për një kohë të gjatë rrezikohej nga vërshimi i Lumit Kardhiq, por me investimin e përfunduar në atë zonë sot kemi një situatë normale. “Erdha sot që të shihnim bashkë me Kryetarin edhe Perfektin në këtë situatë emergjente, ku me një sasi edhe intensitet shirash të jashtëzakonshëm, për të parë pikërisht këtu në pikën më problematike që ka qenë gjithmonë sa herë binte shi, jo aq sa ka rënë pardje edhe dje, po edhe gjysma e atyre reshjeve. Këtu rruga nuk ekzistonte më dhe vinte lumi e merrte. Më vjen shumë mirë tani që me investimin e bërë nga Ministria e Bujqësisë, tashmë jo vetëm gjithë pjesa, se është e shtrirë, kjo mbron edhe tokat bujqësore, por edhe pjesa e rrugës këtu nuk ka as pikën më të vogël të kërcënimit për nga përmbytja dhe nga vërshimi i ujërave”, tha ministri Çuçi. Më tej ai qëndroi në disa pika të tjera të Gjirokastrës dhe Dropullit, ku po kryhen ndërhyrje për normalizimin e rrjetit elektrik të dëmtuar pjesërisht nga moti i keq. Aktualisht në Gjirokastër nuk ka probleme me lëvizjen në akset rrugore ku pati rrëshqitje dherash. Ministri Çuçi kërkoi nga drejtuesit vendorë të mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën edhe në këto ditë pasi sipas parashikimeve priten sërish reshje shiu.

Ministri Çuçi: Erdha sot që të shihnim bashkë me Kryetarin edhe Perfektin në këtë situatë emergjente, me një sasi edhe intensitet shirash të jashtëzakonshme, për të parë pikërisht këtu në pikën më problematike që ka qenë gjithmonë sa herë binte shi, jo aq sa ka rënë pardje edhe dje, po edhe gjysma e atyre reshjeve. Këtu rruga nuk ekzistonte më dhe vinte lumi e merrte. Më vjen shumë mirë tani që me investimin e bërë nga Ministria e Bujqësisë tashmë jo vetëm gjithë pjesa (se është e shtrirë, kjo mbron edhe tokat bujqësore), por edhe pjesa e rrugës tashmë nuk ka as pikën më të vogël të kërcënimit për nga përmbytja dhe nga vërshimi i ujërave.

Kjo është një gjë shumë e mirë, për një nga zonat më punëtore të Gjirokastrës dhe besoj se tashmë kjo histori është e mbyllur. Jo, sa kanë rënë këto dy ditë, por të bjerë edhe njëherë aq, nuk del më lumi. Kjo është një gjë shumë e mirë, dhe mua më bëhet qejfi që efektet e investimit t’i shohim menjëherë me këtë situatë që u krijua. Kështu që ju tani mendoni të punoni edhe të rrisni prodhimet tuaja, edhe mirëqenien tuaj. Për gjithçka, infrastrukturën ne do të vazhdojmë të mendojmë, edhe do vazhdojmë t’i zgjidhim.

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi: Ministër, ky vend është gjithmonë problematik, këtu shtrihet edhe rruga e fshatit Zhulat, para dy ditësh ka qenë e pakalueshme. Ne kemi punuar fort dy ditë dhe tashmë sot është e kalueshme normalisht. Patjetër që kërkon një zgjidhje definitive duke qenë se Zhulati është një nga 100 fshatrat. Ne si bashki po përfundojmë projektin, një projekt mbase të ri, sepse rruga që shkon, shtrati i rrugës aktuale kalon mes përmes lumit dhe na i pamundëson sa herë dalim. Mendo që ta kalosh këtë lumë, ta kalosh mes përmes sa herë ka shumë reshje. Gjithsesi edhe rruga e fshatit Zhulat sot është e kalueshme normalisht nga të gjithë mjetet.

Ministri Çuçi: Edhe aty kemi filluar një ndërhyrje edhe tek ajo pjesa, e besoj se vitin tjetër në kuptimin e situatave që mund të krijohen nga reshjet, edhe aty nuk do të kemi më probleme. Kështu që mua më vjen mirë që jo si herë tjetër ku bashkia e la në mëshirë të fatit, se dhe u morën vetë banorët edhe deputeti. Ti ke qenë deputet në atë kohë që u angazhove drejtpërdrejt vetë. Por tani ka bashki, ka struktura që nuk lënë asnjë situatë që të jetë në mëshirë të Zotit. Por për t’i ardhur në ndihmë banorëve, në mënyrë që të mos ndërpritet në asnjë sekondë qarkullimi i atyre banorëve. Që është jetik në fakt për të gjithë ato fshatra.

Banor: Nuk ka se si ta shpreh gëzimin e madh, për këtë të mirë që na bëri neve. Merita është e deputetit Çuçi, e kryetar Flamurit, që ju qepën kësaj punë edhe e mbaruan.

Banor: Ju e dhatë fjalën dhe e mbajtët. Bravo ju qoftë!

Banor: Për Palokastrën u bë një investim që se kishte parë as në ëndërr, çdo sistem, çdo parti që ka qenë janë bërë investime të vogla. Ne i kemi tokat andej, nuk i korrnim dot se nuk e çonim dot autokombajnën, janë hektarë të tëra, sivjet e kemi të hapur rrugën.