Vlorë – Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta.
Operacioni u krye nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza. Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me rreth 50 migrantë nga vendet e treta.
Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuuimin e personave në bord e dhënien e ndihmës, u krye në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë. Personat në bord dhe gomonia janë evakuuar nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe u transportuan në drejtim të Triportit, Vlorë, e më pas për ndihmë mjekësore.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.