Tiranë – Publikohet ekstrakti i katërt i listave zgjedhore të 25 Prillit 2021 - Ministria e Brendshme
Postuar më: 04/01/2021

Tiranë – Publikohet ekstrakti i katërt i listave zgjedhore të 25 Prillit 2021

Tiranë – Publikohet ekstrakti i katërt i listave zgjedhore të 25 Prillit 2021

Ministria e Brendshme publikon sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e katërt të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e katërt të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt, si edhe tre të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Nga data 6 janar 2021, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së katërt të zgjedhësve.

Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania

Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të MB: Ministria.Brendshme@mb.gov.al