Ministeriali i Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë, të Ballkanit Perëndimor dhe BE/Lleshaj: Sistemet kombëtare ose rajonale të informacionit, duhet të ndërveprojnë me sistemet e BE - Ministria e Brendshme
Postuar më: 22/10/2020

Ministeriali i Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë, të Ballkanit Perëndimor dhe BE/Lleshaj: Sistemet kombëtare ose rajonale të informacionit, duhet të ndërveprojnë me sistemet e BE

VIDEO – Fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Ministerialin e mbajtur online të Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë, të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, me fokus shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin efikas në menaxhimin e migracionit të parregullt, si edhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm:

  • Shqipëria, pjesë e operacionit të përbashkët me FRONTEX, i pari jashtë BE, i cili kontrollon migrimin e parregullt
  • Megjithë masat, numri i migrantëve të parregullt të kapur në zonën kufitare shqiptaro-greke u rrit ndjeshëm, mbi 100%
  • Autoritetet shqiptare kanë rritur përpjekjet për të goditur fenomenet kriminale të kontrabandës së migrantëve
  • Shkëmbimi i sigurt dhe në kohë reale i të dhënave dhe informacioneve ndërmjet agjencive ligjzbatuese dhe inteligjencës është i një rëndësie të madhe
  • Kanalet ekzistuese dhe mekanizmat e bashkëpunimit nuk janë të mjaftueshme për të kontrolluar dhe menaxhuar flukset migratore, të cilat nuk po ulen
  • Vendosja e sistemeve të informacionit në rajon, që lejon regjistrimin dhe shkëmbimin e të dhënave të migrantëve, përmirëson kapacitetet tona
  • Sistemet kombëtare ose rajonale duhet të ndërveprojnë me sistemet e BE-së
  • Është e rëndësishme që BE të na mbështesë për kryerjen e marrëveshjeve të ri-pranimit me vendet e origjinës
  • Shqipëria po vazhdon seriozisht përpjekjet për të ndaluar fenomenin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE, numri i azilkërkuesve shqiptarë vijon të ulet
  • Investimi në forcimin e partneritetit është mënyra e vetme për të përballur sfidat transnacionale, siç është kërcënimi terrorist
  • Ky kërcënim nuk njeh kufij dhe asnjë vend nuk është i imunizuar nga propaganda dhe aktet terroriste
  • Duhet t’u përgjigjemi kërcënimeve të tilla duke forcuar bashkëpunimin midis agjencive të sigurisë dhe inteligjencës. Ashtu siç janë transnacionale rrjetet e terroristëve, ashtu duhet të jetë edhe bashkëpunimi
  • Raporti i fundit i KE, thotë se Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
  • Shumë fëmijë, shumica jetimë janë ende të bllokuar në kampet siriane, në kushte tepër të këqija
  • Qeveria Shqiptare e konsideron riatdhesimin e fëmijëve si një mjet të domosdoshëm për t’i shkëputur ata nga duart e terroristëve
  • Ne po përpiqemi në bashkëpunim me partnerët tanë, të riatdhesojmë fëmijët sa më shpejt që të jetë e mundur
  • Jemi duke iniciuar dhe zbatuar programe gjithëpërfshirëse për de-radikalizimin dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri