Godina e re e DVP Shkodër drejt përfundimit/Lleshaj: Investim në funksion të përmirësimit të parametrave të sigurisë në qark - Ministria e Brendshme
Postuar më: 05/06/2020

Godina e re e DVP Shkodër drejt përfundimit/Lleshaj: Investim në funksion të përmirësimit të parametrave të sigurisë në qark

Shkodër – Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së bashku me drejtues të lartë të Policisë dhe Prefekturës inspektuan punimet për ndërtimin e DVP Shkodër.

VIDEO Prononcimi për media i ministrit Lleshaj:

Sot në Shkodër po inspektojmë punimet që po kryhen në Drejtorinë Vendore të Policisë së qarkut. Shohim me kënaqësi që ecuria e punëve është pozitive dhe objekti po merr trajtë dalëngadalë. Ka marrë një fizionomi pothuajse të përafërt me atë që ne kërkojmë.

Është një investim shumë i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare, i Ministrisë, i DPPSH, për këtë Drejtori, për këtë qark. Investim, i cili bëhet në funksion të përmirësimit të parametrave të sigurisë në këtë qark.

Sigurisht që ky investim është edhe një përgjegjësi e re, që vihet mbi supet e të gjithë drejtuesve të Policisë në këtë qark, investim dhe përgjegjësi që duhet të shndërrohet në rezultate të reja në fushën e përmirësimit të parametrave të sigurisë në qark. Qarku mbetet një përparësi. Niveli i sigurisë ka ardhur në përmirësim, por ende mbeten sfida të mëdha, të cilat duhen adresuar.

Kam besim që drejtuesit e Policisë në qarkun e Shkodrës do ta kryejnë këtë përgjegjësi të madhe, përgjegjësi që e kanë përballë qytetarëve dhe përballë Qeverisë