APLIKO ONLINE PËR T’U BËRË PJESË E IKMT
IKMT ka çelur procedurën për rekrutimet e punonjësve, pas ndryshimeve të fundit ligjore, që transferoi fushën e përgjegjësisë ligjore të mbrojtjes së pyjeve e mjedisit, tek Ministria e Brendshme.
Për një proces transparent dhe për të rekrutuar punonjës profesionistë e me integritet të lartë në IKMT, është ndërtuar një portal i posaçëm online.
Çdo i interesuar mund të regjistrohet dhe krijojë një llogari personale. Më pas përzgjedh vendin vakant për të cilin aplikon dhe plotëson formularin online.