Në mbështetje të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr. 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr. 40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë” si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të VKM-së nr. 332, datë 04.05.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit”; Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit (QKPA) shpall 1 vend vakant:
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS
Psikologu realizon vlerësime psikologjike, të azilkërkuesve, pasuron dosjen me raporte psikologjike dhe u vjen në ndihmë me rekomandime përkatëse. Psikologu duhet të jetë i pranishëm në pjesën më të madhe të kohës me azilkërkuesit për të parë dhe vëzhguar sjelljet e tyre brenda Qendrës. Kjo e ndihmon atë që të parandalojë incidente dhe menaxhon situatën më lehtë.
DETYRAT KRYESORE
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:
Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral; të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
Kritere të posaçme: Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:
Arsimi: Të ketë perfunduar studimet e larta universitare në Fakultetin e Shkencave Sociale; Master Shkencor/Profesional. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
Njohuri dhe aftësi: Njohuri të gjera brenda fushës profesionale; njohuri të mira të procedurave administrative; aftësi analitike dhe planifikim të pavarur nisur nga detyrat e pozicionit të punës; aftësi për të respektuar afatet dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja; njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi.
Përvoja: Të ketë 1 vit përvojë pune.
Licensë Profesionale: Të jetë anëtar i Urdhrit të Psikologut dhe i pajisur me Licensën e Psikologut.
Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet:
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 10 prill 2020, nëpërmjet email: Ministria.Brendshme@mb.gov.al, postës zyrtare/dorëzimit në protokollin e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, me adresë Rr. “Myslym Keta”, Babrru, Tiranë.
Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “ad-hoc” brenda datës 17 prill 2020 si dhe njoftimi i kandidatëve të suksesshëm brenda datës 24 prill 2020.