Shpallje për 1 kandidat që do të ndjekë studimet Master në Akademinë e Shërbimit të Lartë Policor të Policisë Federale Gjermane - Ministria e Brendshme
Postuar më: 11/02/2020

Shpallje për 1 kandidat që do të ndjekë studimet Master në Akademinë e Shërbimit të Lartë Policor të Policisë Federale Gjermane

Shpallje për shprehjen e interesit nga punonjësit e Policisë së Shtetit për të ndjekur studimet në Akademinë e Shërbimit të Lartë Policor të Policisë Federale Gjermane.

Kriteret

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret:

  • Të kenë gradën Nënkomisar-kryekomisar;
  • Të kenë kenë përfunduar të paktën studimet e larta në ciklin e parë, Bachelor. Preferohet përfundimi i studimeve të larta në fushën e menaxhimit/administrimit publik, por do të merren në konsideratë edhe kandidatë që kanë mbaruar studimet në fusha të tjera.
  • Të kenë trajnime/kualifikime në fushën e sigurisë publike;
  • Të kenë dy vlerësimet e fundit të aftësive individuale të punës mbi 80% të vlerësimit të përgjithshëm;
  • Të kenë rekomandim nga eprori i drejtëpërdrejtë për ndjekjen studimeve, si kandidatë me perspektivë në pozicione menaxhimi në Policinë e Shtetit;
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze (aplikantët do ti nështrohen testimit për njohuritë e gjuhës angleze);
  • Të jenë nën moshën 40 vjeç;
  • Njohja e gjuhës gjermane përbën avantazh.

Dokumentat

Aplikimi duhet të shoqërohet edhe me dorëzimin e dokumenteve:

  • Jetëshkrimi në formatin standard (CV), ku pasqyrohet shkollimi, studimet paraprake, zhvillimi dhe rritja profesionale në karrierë;
  • Diploma/t Bachelor/Master;
  • Certifikata për trajnime/kualifikime në fushën e sigurisë publike;
  • Dëshmi për gjuhët e huaja anglisht, gjermanisht;
  • Letër motivimi ku të shprehen arsyet dhe motivimi personal për aplikim, një vlerësim mbi karrierën dhe personalitetin e kandidatit dhe përshtatshmërinë me Masterin në fjalë;
  • Rekomandimi i eprorit të drejtëpërdrejt.

Afati

Pranimi i aplikimeve përfundon në datë 12 mars 2020. Çdo aplikim pas kësaj date do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të shqyrtohet.

Komisioni i Vlerësimit do të përfundojë vlerësimin e kandidaturave brenda datës 15 mars 2020.