Safety&Security Expo 2020 - MB, PSH dhe IG - Ministria e Brendshme
Postuar më: 07/02/2020

Safety&Security Expo 2020 – MB, PSH dhe IG

Stenda e Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe ‘Illyrian Guard’ në ‘Safety&Security Expo 2020’
Themeli i punës së strukturave të Ministrisë së Brendshme është sigurimi i një politike të brendshme, e cila nga një anë kujdeset për zbatimin e ligjit dhe nga ana tjetër është në shërbim të qytetarëve.
Siguria e qytetarëve dhe komuniteteve nuk është një përgjegjësi e izoluar e Policisë së Shtetit por një detyrim në ekip, së pari duke përfshirë të gjitha institucionet përgjegjëse në punën parandaluese dhe së dyti e më kryesorja, duke i dhënë një rol më aktiv qytetarëve.
Së bashku me luftën kundër krimit të organizuar, siguria rrugore mbeten dy prioritetet për vitin 2020.
Platforma ku përcillet mesazhi i rikonceptimit të sigurisë fizike, ‘Illyrian Guard’ – Ruajtje e siguri objektesh, shoqërim VIP, menaxhim e siguri eventesh.