Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin OPEN në Top Channel - VIDEO - Ministria e Brendshme
Postuar më: 06/02/2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin OPEN në Top Channel – VIDEO

Intervista e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin #OPEN në @TopChannel:

  • Emergjenca për Aktin Normativ, lidhet me vendimet e gjyqësorit. Shumë përfaqësues të botës së krimit po dalin nga burgu. I qëndroj asaj që kam thënë, niveli i kriminalitetit është në ulje të vazhdueshme, gjithë treguesit janë më të ultit historik dhe të krahasueshëm në rajon e më gjerë në Europë.
  • Nuk jemi në nivelin e kriminalitetit sa është në diskursin publik. Një fakt, shtimi i turistëve çdo vit e më tepër psh është dëshmi se perceptimi është pozitiv.
  • Policia ka paguar për misionin e saj, gjakun e 224 punonjësve. Por brenda saj ka dhe të proceduar. Policia i kryen detyrat e saj bazë, për sigurinë. Sondazhet e ndërkombëtarëve thonë se Policia është institucioni më i besueshëm në Shqipëri.
  • Atributet për të hetuar korrupsionin tek zyrtarët e lartë e bën SPAK-u. Targeti i këtij ligji është krimi i organizuar. Ky Akt Normativ rregullon vetëm një aspekt, nuk është për procedimin penal. Ky Akt është për t’i hequr ‘bateritë’ krimit të organizuar.
  • Kush i harton listat që godet KÇK? Neni 5 ka përcaktuar se kush është subjekt. Lista është e bërë vetvetiu, nuk ka një listë dokument. Lista është e bërë automatikisht.
  • Se ku troket Policia më para, është çështje e tyre, emergjenca e rastit dhe rrezikshmëria.