Shërbimet e Ministrisë së Brendshme, vetëm në pak minuta online në kompjuter apo celular me një klikim në portalin e-albania.al - Ministria e Brendshme
Postuar më: 07/01/2020

Shërbimet e Ministrisë së Brendshme, vetëm në pak minuta online në kompjuter apo celular me një klikim në portalin e-albania.al

VIDEO – Shërbimet e MB, vetëm në pak minuta online në kompjuter apo celular

Prononcim i Zv/ministres së Brendshme Rovena Voda, pas inspektimit në ZSHQ pranë DVP Tiranë, ku shoqërohej nga Zv.drejtori i DVP Tiranë Dhimitraq Ziu:

Jemi sot në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në ambjentet e Zyrës së Shërbimit për Qytetarët. Me fillimin e vitit të ri, 2020, ka filluar implementimi i reformës së madhe të shërbimeve online, ku Ministria e Brendshme, kryesisht Policia e Shtetit ofron një numër të madh shërbimesh online për qytetarët. Në total numri i shërbimeve online për Ministrinë e Brendshme është 48 shërbime. Sot këtu ne jemi në pjesën e ambjenteve të Zyrës së Shërbimit për Qytetarët, ku ofrohet shërbimi i Shtetësisë.

Pra janë tre shërbime, është fitimi, rifitimi dhe lënia e shtetësisë shqiptare, ku tashmë qytetarët e qarkut Tiranë nuk do të duhet më të marrin rrugën dhe të vijnë në Zyrën e Shërbimit të Qytetarëve në Drejtorinë Vendore, por mund të bëjnë aplikimin për këto tre forma, të fitimit, lënies apo lënies së shtetësisë, mund ta bëjnë online. Të gjithë qytetarët, ju bëj thirrje të logohen në portalin https://e-albania.al/  dhe në të, të drejtohen për sa i përket shtetësisë, pikërisht në faqen ku flitet për dokumentet e fitimit, rifitimit, apo lëhttps://e-albania.al/nies së shtetësisë shqiptare.

Në faqen https://e-albania.al/ shpjegohen shumë qartë dhe në një mënyrë shumë të thjeshtë për qytetarët, hapat që ata duhet të ndjekin për aplikimin online. Bashkangjitur në këtë faqe ka edhe formularin përkatës, i cili është shumë i detajuar dhe orienton qytetarët për të gjithë hapat që duhet të ndjekin, për aplikimin online.

Aplikimi është shumë i thjeshtë, merr vetëm disa minuta, kjo do të thotë sigurisht shmangie të radhëve, në radhë të parë në Zyrat e Shërbimit për Qytetarët; e dyta, kursen kohë për qytetarët, është një mënyrë shumë eficiente për aplikuar dhe për ta marrë shërbimin në kohë; kjo është një gjë e mirë sepse lehtëson dhe barrën e qytetarit për dokumente, të cilat ai duhet patjetër që të ketë në dosjen e tij.

Ju bëj me dije se një pjesë e këtyre dokumenteve tashmë janë në barrën e institucioneve shtetërore për t’i ofruar dhe për të pajisur dosjen e qytetarit, siç është rasti konkret, apo është rasti i dokumenteve të Gjendjes Civile, që tashmë i nxirrni vetë nga sistemi, apo dokumentet e gjendjes gjyqësore, dokumenti i dëshmisë së penalitetit, që nuk është më nevoja që qytetari ta sjellë fiziksht, pasi e merrni online nga sistemi. Kjo do thotë, barra e dokumentacionin, në pjesën më të madhe i ka kaluar institucioneve shtetërore duke lehtësuar goxha barrën e qytetarit, për të pajisur dosjen e tij me dokumentat zyrtarë, që duhen në rastin e shtetësisë.

Unë u bëj thirje qytetarëve, të logohen në portalin ‘e-albania’, të kenë mundësi që të gjitha aplikimet të cilat tashmë ofrohen online, t’i bëjnë nëpërmjet portalit. Dhe kjo do të jetë një mënyrë shumë e lehtë, edhe për të fituar kohë, edhe për të lehtësuar barrën e tyre të pajisjes me dokumentacionin përkatës të dosjes së tyre.

Megjithatë më lejoni të them që edhe për moshat e treta, Zyrat e Shërbimit të Qytetarëve këtu janë në gatishmëri për t’i orientuar për mënyrën se si do të aplikojnë online në portalin https://e-albania.al/.