Turqia ofron 11 bursa studimi, për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës
Qeveria turke, për vitin akademik 2019 – 2020 ka akorduar 5 bursa studimi për Policinë e Shtetit dhe 6 të tjera për Gardën e Republikës.
Të rinjtë që duan të ndjekin studimet në Akademinë e Policisë, në Ankara, në kursin “Trajnim i Nivelit të Parë Superior”, duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Të jetë punonjës policie, me diplomë në nivelin “Bachelor”, ose me diplomë ekuivalente;
– Të mos jenë diplomuar nga Fakulteti i Shkencave të Sigurisë, në Akademinë e Policisë Kombëtare Turke;
– Të përmbushin kërkesat për të qenë një oficer policie në Shqipëri.
Dokumentet e kërkuara:
– Kopje e noterizuar dhe përkthyer në turqisht e diplomës së shkollës së lartë dhe listës së notave;
– Kopje e pasaportës;
– Dy fotografi;
– Formulari i aplikimit në turqisht (bashkëlidhur)
Për Gardën e Republikës janë akorduar 6 të drejta studimi afatgjatë, pranë shkollave ushtarake në Turqi për vitin akademik 2019-2020.
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Të jenë të moshës deri 21 vjeç (deri në 1 shtator 2019);
– Të kenë përfunduar arsimin e mesëm në vitin 2019, ose në vitet e mëparshme, pa shkelur kriterin e moshës dhe me notë mesatare të 3 viteve mbi 8;
– Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, vërtetuar me raport mjeko-ligjor dhe të mos jenë të dënuar penalisht, apo nën hetim për vepra penale.
Dokumentet e kërkuara:
Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, ku përfshihen:
– Testim psikologjik (intervistim);
– Testim i aftësive fizike;
– Vlerësim i aftësive shëndetësore.
Testimi do të zhvillohet sipas normave dhe kritereve të përcaktuara nga pala turke.
Aplikantët duhet të dërgojnë dokumentet në adresën e email-it vojsi.bendaj@garda.gov.al pranë Gardës si dhe në adresën policiaeshtetit@asp.gov.al për Policinë.
Afati i fundit i aplikimit është data 15 tetor 2019, në ora 16:00.
Në datat 16 dhe 17 tetor do të bëhet konkursi dhe përzgjedhja e kandidatëve fitues, në Akademinë e Sigurisë për Policinë dhe në Gardën e Republikës.
© Ministria e Brendshme 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.