Ministria e Brendshme - Ftesë për pjesëmarrje - Ministria e Brendshme
Postuar më: 09/10/2019

Ministria e Brendshme – Ftesë për pjesëmarrje

Në zbatim të Urdhrit nr. 113, datë 30.08.2019 të Kryeministrit, Ministria e Brendshme, në cilësinë e institucionit kryesues për Kapitullin 24 “Liria, Drejtësia dhe Siguria” është duke ngritur dhe organizuar tryezat e Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian për këto kapituj.

Për të qenë pjesë e këtyre tryezave, ftojmë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, mediave, të cilët kanë interes të veçantë si dhe mund të japin ekspertizën e tyre në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër drogës, luftës kundër terrorizmit, në fushën e azilit, migracionit, politikës së vizave, bashkëpunimit gjyqësor për çështjet penale dhe civile, si pjesë e Kapitullit 24.

Pranimi apo refuzimi i aplikimeve bëhet nga grupet ndërinstitucionale të punës. Refuzimi i aplikimit do të jetë gjithmonë i arsyetuar.

Aplikimi kryhet duke depozituar një letër interesi dhe CV të personit apo grupimit që përfaqëson, brenda datës 30 tetor 2019, në adresën: Ministria.Brendshme@mb.gov.al, ku të jenë specifikuar përvojat e mëparshme në fushat e mësipërme si dhe ekspertiza, që mund të japë për sa i përket procesit të integrimit europian, më konkretisht lidhur me fushat që mbulon Kapitulli 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.