Tiranë/Sekuestrohen rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të A.M. dhe familjarëve të tij - Ministria e Brendshme
Postuar më: 17/06/2019

Tiranë/Sekuestrohen rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të A.M. dhe familjarëve të tij

Tiranë/Sekuestrohen rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të A.M. dhe familjarëve të tij

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe gjurmimit, evidentimit dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Seksionin për Hetmin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kanë bërë sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të A.M., Sh.M. dhe C.M., konkretisht:

• Pasuri vilë 3 ketëshe e ndodhur në Prezë Tiranë me një siperfaqe total ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A.M.

• Pasuri e ndodhur afër Saukut, truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A.M.

• Pasuri garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A.M., blerë në vitin 2016

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A.M.

• Pasuri, truall, në emër të shtetasit A.M.

• Apartament banimi, në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri për ndërtim, kundrejt shumës 90.000 euro.

• Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A.A.

• 9 automjete, të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1.5 milion euro.

Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por nuk i kanë të rregjistruar në emër të tyre.