Elbasan, operacioni "Tranzit", goditet një grup kriminal në fushën e kontrabandimit të personave nga vendet e treta - Ministria e Brendshme
Postuar më: 13/06/2019

Elbasan, operacioni “Tranzit”, goditet një grup kriminal në fushën e kontrabandimit të personave nga vendet e treta

13.06.2019 – Elbasan – Goditet një grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Finalizohet operacioni i koduar “TRANZIT”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Arrestohen dhe ndalohen 8 pjesëtarë të grupit kriminal, ndër ta kreu i grupit një shtetas turk.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga DVP Elbasan dhe Drejtoria Hetimore Qëndrore se një grup kriminal vepronnte në kufirin e gjelber Greqi – Shqipëri dhe Shqiperi – Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal Nr.975 të vitit 2019, për veprat penale “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Në kuadër të provave të grumbulluara nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësore Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor ‘’TRANZIT”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim shtetasit:

G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.

R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.

Si dhe mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë.

U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë.

F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Këta persona në bashkepunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e shtetasve te huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.

Sipas informacioneve, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: celular, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal.

Vazhdon puna per identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

 

14.06.2010 – Elbasan – Vijon operacioni i koduar “TRANZIT”

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Në vijim të operacionit janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

M.K., 32 vjeç dhe M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.