Verifiko emrin në listën zgjedhore - SPOT - Ministria e Brendshme
Postuar më: 31/05/2019

Verifiko emrin në listën zgjedhore – SPOT

SPOT – Verifiko emrin në listën zgjedhore!     VIDEO

Në 30 Qershor 2019 mbahen zgjedhjet për Njësitë e Qeverisjes Vendore.

Çdo shtetas që deri në 30 qershor mbush moshën 18 vjeç, ka të drejtën kushtetuese të votës.

Pranë çdo Njësie të Qeverisjes Vendore apo KZAZ-je janë shpallur listat zgjedhore. Aty mund të verifikoni emrin Tuaj në listë dhe qendrën e votimit.

Emrin në listë mund ta verifikoni edhe duke kontrolluar on-line në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo KQZ: www.mb.gov.al – www.cec.org.al

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në adresën e e-malit: zgjedhjetvendore@mb.gov.al