Fier - Goditet një tentativë për kultivim të bimëve narkotike - Ministria e Brendshme
Postuar më: 30/05/2019

Fier – Goditet një tentativë për kultivim të bimëve narkotike

Fier – Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të shpërndarjes së saj në doza të vogla, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë goditur dy raste.

Rasti i parë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike ku nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u shpall në kërkim shtetasi F.M, 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Gropa e Bllacës” janë evidentuar një sasi kubikësh dhe fidanësh në tentativë për t’i kultivuar si edhe 1 armë gjahu, 1 motoçikletë dhe 1 automjet që i përkasin këtij shtetasi.

Si edhe rasti i dytë në Fier, është arrestuar në flagrancë shtetasi A.A pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier në ngarkim të shtetasit F.M për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” për shtetasin A.A.