Delvinë – Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda drejtoi mbledhjen e Task Forcës Vendore Antikanabis të Qarkut Vlorë, ku morën pjesë Prefekti i Qarkut Vlorë, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Njësive Administrative Delvinë dhe Finiq.
Voda kërkoi intensifikim të bashkëpunimit të të gjithë aktorëve vendorë dhe Policisë së Shtetit për parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit.
Pavarësisht rezultateve të mira, lufta do të vazhdojë deri në zhdukjen totale të këtij fenomeni.